Pjerin Ndreu: Asgjë s’ka ndryshuar, gjithçka si më parë

508
Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe thirrjet e liderëve të saj për të rrëzuar qeverinë, duket se kanë shqetësuar eksponentët e Partisë Socisliste. Në një postim në rrjetin social Facebbok, Pjerin Ndreu i kujton LSI-së, se sot ka mbushur sallën me atë që kanë qenë pjesë e administratës dhe se asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka si më parë. Ndreu shprehet se “tepsia qenka e fortë dhe rezistente”. “Kjo koha e sotme ka risi, sepse qeveria mbush sallat e konventave ku villet vrer kundra saj me të punësuarit e administratës së vet ! Thuhet se ka ik koha e kësaj dhe asaj, por në fakt koha e askujt s’ka ik. Ata janë aty të qetë dhe helmues duke duartrokitur në konventa të trashur me rrogat e shtetit! Tepsia qenka e fortë dhe rezistente, nuk tundet nga fjalët !”, shkruan Ndreu.
Sigal