Pika 90 e raportit të Komisionit të Venecias/ Presidenti Meta: KED nuk funksionon në mënyrë transparente

224
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka shpjeguar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, në lidhje me Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë dhe të veprimeve të parlamentit.

Sipas presidentit, Komisioni i Venecias në opinionin e tij i ka dhënë të drejtë presidentit.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Komisioni i Venecias konfirmoi se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka funksionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e KED është veprim antikushtetues.

📌 Ja çfarë thotë Komisioni i Venecias në pikën 90 të Opinionit:

90. “Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente.

Transparenca është thelbësore për të fituar besimin e publikut në procedurën e emërimit, pra të vet Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, KED shpërfilli praninë e detyrueshme kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues qoftë në përzgjedhjen përmes shortit, qoftë edhe në mbledhjet dhe veprimtarinë e KED-së (nenet 149/d (3) dhe 179 (11) të Kushtetutës)…”