Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili bëri një thirrje të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit duhet të ndiqet penalisht me pretendimin se gënjeu për audiopërgjimin ku implikohet vëllai i Fatmir Xhafajt. Deputeti Vasili shkruan: Rama të ndiqet penalisht se gënjeu për audiopërgjimin, ç’siklet ka….kryeprokurorja që s’vepron!? Sot u bë publik në media se audiopërgjimi i vëllait të ministrit të Brendshëm nuk është pranuar të verifikohet e ekspertohet nga Italia dhe po kërkohet në Angli që t’i bëhet një derman. Kryeministri mashtroi në mënyrë ordinere në 16 maj, kur deklaroi publikisht dhe live se e kishte bërë vetë si verifikimin dhe kishte dalë i pastër. Kryeministri pra mashtron publikisht dhe bën deklarata, gjoja hetime e verifikime të paligjshme me qëllim mashtrimin e opinionit, deformimin e hetimit dhe imponimin e rezultateve të tij. A hap dot hetim Arta Marku para një faji penal të tillë të madh sa një mal? Shqiptaret janë shumë të qartë që kanë një kryeministër halabak dhe një hiç kryeprokurore.

NOA