Petrit Vasili: Zgjedhjet s’janë fushata grumbullimi patatesh të kalbura të krimit

505
Sigal

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, në një deklaratë të ditës së sotme, shprehet ndër të tjera se, “hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë. Formimi i grupeve parlamentare – shtoi ajo – do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare – përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve – është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”, ndërsa shtoi se përshëndet të gjitha forcat politike që regjistrohen për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili.

“Zgjedhjet nuk janë fushata grumbullimi patatesh të kalbura të krimit”. Kështu shkruan në një postim të tijin në Facebook, numri dy i LSI-së.

Sipas tij, disa të huaj në Tiranë, duke patur parasysh deklaratat e fundit të ardhura nga ambasada amerikane dhe ajo e Bashkimit Europian, po kërkojnë të promovojnë standarte atidemokratike që për vendet e tyre janë të paimagjinueshme.

“Alibia në anglisht me një fushatë grumbullimi patatesh, që po tentohet ti behet krizës më të rëndë të përfaqësimit që ka përfshirë Shqipërinë është ndihma më e keqe për të dhe demokracinë e saj që rritet ngadalë dhe me shumë mundime”, shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Attention!!! Zgjedhjet nuk jane fushata grumbullimi patatesh te kalbura te krimit!!!

Attention!! Ca te huaj po mëtojne te promovojne standarte antidemokratike,qe jane te paimagjinueshme per vendet e tyre.

Attention!! Alibia ne anglisht me nje fushate grumbullimi patatesh, qe po tentohet ti behet krizes me te rende te perfaqesimit qe ka perfshire Shqiperine eshte ndihma me e keqe per te dhe demokracine e saj qe rritet ngadale dhe me shume mundime.

Attention!! Parlamenti eshte sot thjesht nje depo patetesh te kalbura pas nje fushate grumbullimi patatesh te drejtuar nga qeveria e telekomanduar nga krimi i organizuar.

Attention!! Ky parlament or in english this parlament eshte thjesht nje instrument i kriminalizuar,qe ligjeron korrupsionin dhe asgjesimin e luftes ndaj krimit te organizuar.

Attention!! Cdo dite e metejshme e ketij parlamenti eshte nje dite e mire per krimin, por njeherazi nje dite e zeze per qytetaret.

Attention!! Demokracia lind mbi perfaqesimin dhe kur perfaqesimi i qytetareve tronditet e asgjesohet demokracia vdes dhe cdo leksion apo didaskali ne anglisht eshte thjesht nje ze ne veshin e nje te vdekuri.

Attention!! Promovimi i nje tjeter fushate grumbullimi patatesh te kalbura ne 30 qershor eshte thjesht nje thike tjeter ne nje krize perfaqesimi,qe ndodhet ne buze te humneres.

Attention!! Zgjidhja i krizes se tmerrshme te perfaqesimit fillon nga zbardhja e dosjes 339 dhe 184,nga cuarja prapa hekurave te fajtoreve te grabitjes se zgjedhjes permes krimit te organizuar dhe nje thirrje e forte per ta bere kete ne shqip dhe anglisht do ta besonin te gjithe shqiptaret qe i njohin fajtoret,por njohin edhe qeverine qe i mbron ata e qe nuk lejon ti cojne ata perpara drejtesise.

Attention!!Shqiptaret presin nje thirrje te forte ne shqip dhe Anglisht qe fajtoret e korrupsionit te Unazes se Re te shkojne pas hekurave,presin qe fajtoret qe lane aeroportin nderkombetar ne dore te 4 krimineleve te shkojne pas hekurave,presin te shkojne pas hekurave ata qe i bejne presion medias se pavarur,presin te shkojne pas hekurave ata qe pastrojne parate dhe rrenojne ekonomine e Shqiperise.

Attention!! Shqiptaret ne keto 29 vjet pluralizem pervec flamurit kuq e zi kane valavitur pa u lodhur flamurin Amerikan dhe me pas ate te Europes se Bashkuar.
As Amerika dhe as BE nuk kane shnderruar senatet,dhomen e perfaqesuesve dhe parlamentet e tyre ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar.

Attention!! Edhe Shqipetaret do te ecin vetem ne kete rruge dhe do te kene vetem kete shembull te Amerikes dhe BE dhe kurre nuk do te lejojne qe Republika Parlamentare nder ne te kthehet ne vend grumbullimi patatesh te kalbura te krimit te organizuar dhe qeveria si nje zgjatim i saj.

Kush ka kurajo le te thote te kunderten!!