Petrit Vasili: Vetingu me regji varroset përfundimisht nga Strasburgu!

Ish-gjyqtari Ervin Metalla, i cili ishte shkarkuar nga detyra, ka fituar në Strasburg. Mësohet se vendimi për shkarkimin ka qenë jo proporcional dhe në shkelje të nenit 8 të KEDNJ si dhe do ti paguhen z.Metalla edhe 26 mije euro demshperblim.
Ky ishte nje tjeter vendim pas atij te Strasburgut per Zj.Antoneta Sevdari kohe me pare.
Serish Strasburgu diskrediton Vetingun e partise ne pushte dhe jo te ligjit!
Kurre s’do te duhej te ndodhte, por ndodhi dhe Vetingu me dy standarte thyen turinjte ne Strasburg.
Vetingu i kryer nga nepotizmi rilindas dhe njerez pa integritet çoi ne asgjesimin e qellimit, per te cilin u ngrit dhe qe Strasburgu i vuri vulen e poshterimit me vendimet e tij.
Vetingu me dy standarte ishte dimensioni me i pacipe i kesaj farse te quajtur veting ku per te njejtat shkaqe dikush largohej dhe dikush tjeter qe i duhej Rames mbahej.
Mbyllja e syve perpara qindra milione euro pasuri te pajustifikuara te gjyqtareve dhe prokuroreve kliente te qeverise dhe sjellja si sqiftere per ca lekurina te te stisura, me qellimin e vetem per te perjashtuar nga drejtesia per ca te tjere, ishte kjo menyra e funksionimit te vetingut rilindas!
Sot perballe pasqyres se Strasburgut duket qarte fytyra e keqe e narko-Vetingut rilindas.
Ky nuk ishte veting, por thjesht dhe vetem Rama- veting!
Jane jo pak gjyqtare dhe prokurore qe me guxim kane denuar kriminelet me te rrezikshem qe ky Rama-vetingu i largoi, ndersa ca deshtake dhe te korruptuar, qe i duheshin Rames, i mbajti.
Reforma ne drejtesi pati kale beteje Vetingun dhe me zhberjen e tij del sheshit dhe kthimi i saj perfundimisht ne Ramaforme.
Kushdo duartroket per Ramaformen e groposur ne drejtesi, vetem i sherben asgjesimit te shtetit te se drejtes.
Asgjesimi i reformes dhe mbreterimi i pandeshkueshmerise per qeveritaret si dhe feste per korrupsionin e pastrimin e parase keto jane pasojat shkaterrimtare te Ramaformes ne drejtesi.
Kete te vertete te madhe tashme nuk e mbulon dot me askush, as ne shqip dhe as ne anglisht.
Sigal