Petrit Vasili: Une degjoj Joseph, jo analistet e supës se Ramês!

Une degjoj Joseph, jo analistet e supës se Ramês!
Prof.Edward Joseph në Komitetin e Politikës së Jashtme të Kingresit të Shteteve të Bashkuara deklaroi
🚩 “Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.”
Sa qesharak dhe i peshtire duket perballe Joseph ky detashmenti i analisteve te supes se Rames i perbere nga te gjithe moshat, nga spurdhjake me mjekra te vogla te qethur e te rruar me kujdes e gjer te te thinjur burra e gra qe perserisin si papagalle ate qe ju urdhetojne ata qe ju japin supen e Rames cdo mengjes.
Alarmi per Shqiperine per zhdukjen e pluralizmit, shtetit te se drejtes, pushtimit nga droga, krimi dhe antiligji ka ngritur ne kembe Ameriken.
Ndersa analistet e supes flasin te gjithe gomarlleqet e botes sepse jua kerkon strategjia e dezinformimit dhe devijimit te vemendjes te kerkuar nga supa e Rames.
Analistet e supes bejne sikur i pret barku per opoziten dhe gjoja jane te shqetesuar per te, ndersa per kriminalizimin e vete medias dhe shtetit ne cdo qelize nuk kane asnje shqetesim.
Analistet e supes se Rames si kanibale mediatike te vertete nuk guxojne as te pranojne se pa denoncimet e opozites asnje nga vjedhjet qindra milion euro te Rames dhe te tijve nuk do zbuloheshin qe nga inceneratoret, 5D, grabitjet me rruget,me koncesionet etj etj.
As per korrupsionin sa kriminal aq edhe grotesk nuk kane asnje fjale per te thene se korrupsioni paguan edhe supen e tyre.
As per drejtesine qe funksionon me regji dhe per qindra mijra shqiptare, qe s’marrin drejtesi per vite te tera sepse reforma ne drejtesi eshte hedhur ne plehra dhe eshte kthyer ne zhele te pushtetit nuk e hapin dot gojen.
As per persekutimin politik te liderave te opozites, ndersa per ministrat shkojne ne Kushtetuese per ti mbrojturnl nuk kane asnje fjale ky detashment mediati amoral i suped.
Ndaj sot deshmia e Prof.Eduard Joseph ne Kongresin e ShBA eshte pasqyra ku del fytyra e peshtire e analisteve te supes.
Une degjoj Joseph dhe jo analistet e supes se Rames.
Sigal