Vasili reagon ashpër pas analizës së deputetit të PS: Ulja e pagave të mjekëve dhe pensioneve, amoralitet i Rilindjes

569
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për propozimet që vijnë nga Partia Socialiste lidhur me uljen e pagave të administratës, për të përballuar krizën ekonomike.

Vasili ndalet në idenë që ka dhënë ish-ministri Ilir Beqja, i cili në skemën e uljes së pagave, fut edhe mjekët.

“Mjekët i quajtën heronj tani bëjnë propozime tu shkurtojnë pagën, çfarë imoraliteti! Koncesionet të vazhdojnë të paguhen dhe oligarkët po ashtu, kurse rrogat të shkurtohen edhe pensionet gjithashtu, çfarë paturpësie!”,- shprehet Petrit Vasili në reagimin e tij.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka deklaruar në një shkrim autorial se dalja nga kriza ekonomike do të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat. Në kategoritë që do t’u prekën pagat janë dhe mjekët dhe infermierët, si dhe do të rishikohet skema e pensioneve.

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë”,- shprehet Beqaj.

Deputeti i PS jep zgjidhjen e tij për daljen nga kriza e COVID-19: Të shkrutohen shkurtohen pagat e administratës e të rishikohen pensionet