Petrit Vasili tregon arsyet e dorëheqjes: Bandat u bënë njësh me policinë, vota u deformua. Tani jemi ne opozita e vërtetë

226
Petrit Vasili tregon arsyet e dorëheqjes pas mbledhjes së kryesisë së kësaj force, ndërsa paraprakisht tha se LSI-ja është një lëvizje opozitare ashtu siç nuk ka qenë asnjë forcë tjetër. “Ne jemi në mbështetje të vegjëlisë dhe jo të oligarkisë”,- tha Vasili.

Ndonëse nuk i kurseu falënderimet, Vasili tha se rezultati i LSI-së u maturua në këto zgjedhje nga votues me bindje të plotë për integritetin moral e për një Shqipëri më të mirë. Ai nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë dhe policisë, kur tha se u bënë njësh me bandat për të blerë vota

“Hyri në funksion strategjia e pashembullt e deformim të votave, bandat u bënë njësh me policinë e shtetit falë edhe deklaratave të kryeministrit”,- tha ai

Ai shtoi se LSI-ja do jetë tani opozita e vërtetë në Parlamentin e Shqipërisë ndaj vendosi të propozojë Monika Kryemadhin në krye të partisë dhe vetë të vijojoë me luftën në Parlament, si kryetar i grupit parlamentar.

“LSI merr një mision të ri politik, të bëjë opozitën e këtij vendi. Të gjitha kualitetet më të larta janë për të dhënë maksimumin për lëvizjen e re politike. Kemi ridimensionim të partisë. Grupi parlamentar i saj që do bëjë opozitën e vërtetë në parlament”,- tha ai.

Përveç propozimeve të Vasilit për Kryemadhin në krye të LSI, Luan Ramën zv.kryetar dhe Erisa Xhixhon nënkryetare, Vasili tregoi se të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë anëtarët e LSI. “Kanë të drejtë të gjithë anëtarët e LSI të dorëzojnë kërkesën deri të hënën në orën 12:00”, sqaroi ai ndër të tjera.