Petrit Vasili thirrje qytetarëve: Refuzojeni taksën e Rrugës së Kombit

465
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u ka bërë thirrje qytetarëve të refuzojnë taksën e Rrugës së Kombit. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Vasili pohoi se Rama duhet t’i japë fund këtij qëndrimi dhe se duhet t’ua kthejë qytetarëve rrugën.

Statusi i plotë

Prapë do venë taksë në rrugën e Kombit këta? REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT !!!

Kryeministri u vetedeklarua fajtor për revoltën shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugën e Kombit.

Dhjetëra kuksiane u arrestuan dhe disa janë akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe përfitimeve te errëta përsëri po përgatit taksen,qe do te vere serish ne rrugën e Kombit.

Paguajnë shqiptaret çmimin me te larte te karburantit ne gjithë Ballkanin dhe Evropën bashke sepse brenda tij janë qindra milion euro për mirëmbajtjen e rrugëve.

Këto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo litër karburant,nuk i përdor për rrugët,por i grabit për te mbjelle palma te thara buze rruge, për zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote,

sokakë qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetëra here,për koncesione etj etj. Menuja e grabitjes dhe e shpërdorimit është pa fund.

Ti japë fund këtij maskarallëku kryeministri me paratë e mirëmbajtjes se rrugëve dhe tuja ktheje ato përsëri rrugëve.

Deri atëherë ka vetëm një qëndrim: REFUZOJENI TAKSEN E RRUGES SE KOMBIT.