Petrit Vasili: SPAK-u të hetojë dhe të arrestojë Edi Ramën

191
Ditën e sotme, Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga drejtësia të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga PS.
“Edi Rama si Kryeministër ka hedhur në erë sigurinë personale të qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit. Kartat e identitetit të mijra shqiptarëve janë tashmë ne duart e krimit të organizuar, i cili mund të bëj ç’të dojë dhe të vër në rrezik të madh çdo individ.”,- shprehet Vasili në reagimin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.
Reagimi i tij i plotë:
SPAK-u te hetoje dhe te arrestoje Edi Ramen!
Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve dhe sigurine kombetare te vendit.
Kartat e identitetit te mijra shqiptareve jane tashme ne duart e krimit te organizuar, i cili mund te beje ç’te doje dhe te vere ne rrezik te madh cdo individ.
Bisneset jane ne rrezik te madh sepse nenshkrimi elektronik i tyre dhe gjithshka tjeter eshte totalisht e ekspozuar ndaj çdo manipulimi dhe grabitje.
Jeta private dhe familja e cdo individi eshte ekspozuar poshtersisht duke krijuar destabilizim shume te rende shoqeror dhe familjar.
Krimit kibernetik i jane hapur “autostrada” per te ushtruar veprimtarine e tij.
Veprimtarise antishteterore kunder Shqiperise i jane krijuar hapesira pa fund.
Terrorizmit nderkombetar i jane krijuar mundesi te ushtroje veprimtari kunder Shqiperise.
Prokuroret dhe Gjyqtaret jane nen shantazh duke shperdoruar te dhenat e tyre personale.
Edi Rama eshte pergjegjesi kryesor dhe perdoruesi kriminal i te dhenave personale te mijra shqiptareve dhe per pasoje shkaterrimin e sigurise individuale dhe personale te qi dra mijra shqiptareve.
Edi Rama e pranoi publikisht fajin dhe pergjegjesine shume te rende te tij duke legjitimuar publikisht fuksat (patronazhistet) e tij.
Çfare pret më SPAK- u?
Çfare pret mē SPAK-u?
Çfare pret më SPAK-u?
Sigal