Petrit Vasili: SPAK hapi sytë, paligjshmëria në Inceneratorin e Fierit ulërin!

111
Sigal

Nënkryetar i LSI, Petrit Vasili

Më 3 mars 2017, si Ministër i Drejtësisë i jam drejtuar me letër zyrtare këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë Fier, të cilët ngrinin shqetësime të mëdha dhe përcillnin dhe njëherë edhe peticionin e 1200 banorëve të Mbrostarit, lidhur me inceneratorin e Fierit.Organet e qeverisjes vendore në detyrim të Nenit 16 të ligjit, janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.Ndërsa Neni 18 detyron Këshillin Bashkiak që, përpara shqyrtimit dhe miratimit të akteve, zhvillon seanca të këshillimit bashkiak me komunitetin. Këto seanca janë veçanërisht të detyrueshme, sipas rasteve të parashikuara të Nenit 54.Neni 54 përcakton në pikën E: Që kur ka çështje që i takojnë kësaj pike, konsultimi është i detyrueshëm.Pika E është miratimi apo tjetërsimi i dhënies në përdorim të pronave të tretëve.Çfarë ishte prona në Mbrostar? Ishte tokë bujqësore, që po tjetërsohej në truall urban. Dhe përpara marrjes së këtij vendimi është i detyruar para shqyrtimi dhe zhvillimi i seancave të dëgjimit me komunitetin. Në dhunim të Ligjit të Vetëqeverisjes Vendore kurrë nuk u zhvilluan seanca të tilla për të dëgjuar komunitetin as nga Këshilli Bashkiak dhe nga asnjë institucion tjetër.Por paligjshmëria vazhdoi të thellohet keq e me keq.Vendimi për vendosjen e Inceneratorit në Mbrostar u mor nga rilindja në dhunim të ligjit vetëm me shumicë të thjeshtë.Ligji për Vetëqeverisjen Vendore kërkon që vendimet të merren me 3/5.Neni 55, pika 4, përcakton: “Vendimet merren me jo më pak se  tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit  për rastin e parashikuar në shkronjën “e”, të nenit 54, të këtij ligji”.Me mosveprimin e tij, SPAK- u po e rëndon keqas veten sepse shkelja e ligjit është kaq e thjeshtë dhe e qartë.SPAK, vendosu në krah të ligjit, të interesit publik dhe të qytetarëve, boll u vendose shëmtueshëm vetëm në krah të qeverisë dhe të shkeljes së ligjit.