Petrit Vasili: Sot startoi një proces i suksesshëm e transparent

429
Doja të prononcohesha në radhë të parë lidhur me procesin përzgjedhës, që u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë për hedhjen e shortit për Këshillim e Emërimeve në Drejtësi si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. Sigurisht, sot jam ndier shumë i kënaqur që starton me një transparencë të plotë, krejtësisht e hapur në sytë publikut, në prezencë të të gjithë aktorëve të interesuar, por edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë, procesi i hedhjes së shortit. Pra, starton ajo reformë e shumëpritur dhe starton me një ogur të mirë, me ogurin e transparencës, e cila e fut në rrugën e duhur këtë proces, pasi transparenca është besoj dimensioni më i mirë dhe vital që mund t’i japi jetë kësaj reforme. Sigurisht, besoj shumë edhe në ecurinë e mëtejshme po në këtë mënyrë, pra me transparencë dhe me konstruktivitet, pasi zhvillime të tjera reforma do të ketë, ashtu sikurse janë planifikuar, por veprimi i shpejtë i sotëm dhe mënyra e të vepruarit në përputhje të plotë me ligjin, por edhe krejtësisht e hapur ndaj publikut, na bën të jemi të lumtur që reforma në drejtësi ka hyrë me këmbën e duhur dhe sigurisht këtë kisha kënaqësi ta ndaja me ju. Pasi sigurisht fillimi i procesit është gjithmonë një fillim i vështirë, por kur ai fillon mirë, sigurisht është një kënaqësi më shumë edhe për arsyen e përfshirjes së gjatë të mjaft njerëzve, por edhe timen personalisht në këtë proces në emër të LSI-së.
Sigal