Petrit Vasili: Shqipëria u zhyt në korrupsion pas marrjes së tepsisë nga Rilindja

435
Sigal

Duke përmendur raportin e Transparence International, kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, thotë se Shqipëria u zhyt në korrupsion që prej vitit 2017. Reagimi i plotë i Vasilit: Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017 së tepsisë së Rilindjes. Raporti i Transparence International tregon qartë se korrupsioni është thelluar në Shqipëri pas 2017 dhe Shqipëria ka rënë edhe dy shkallë në renditjen botërore. Tepsia dhe timoni shto këtu edhe portalet qindra milionëshe të Bashkë qeverisjes me qytetarin e thelluan hajdutërinë dhe grabitjen e Rilindjes. Ndaj edhe përfaqësuesi i OSBE në Tiranë deklaron: “Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.” Komentet e mëtejshme janë të tepërta.