Petrit Vasili: Reforma e pushtetit lokal vetëm shtoi mijëra rroga dhe jo shërbime

391
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, shprehet se reforma në pushtetin vendor, në vend të uljes së numrit të punësuar sjellë rritjen e tyre. Vasili shprehet se ulja e numrit të administratës ishte një premtim i Rilindjes që rezulton të jetë mashtrimi i radhës.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

“SKANDALI. Reforma e pushtetit lokal vetëm shtoi mijëra rroga dhe jo shërbime!!

Në Pushtetin Lokal përpara Reformës Administrative të vitit 2015 kishte gjithsej 19625 të punësuar.

Reforma u bë me qëllimin që të shkurtonte gjoja vendet e tepërta të punës, që vinin për shkak të fragmentimit në komuna të vogla dhe në këtë mënyrë do shkurtoheshin të paktën 5 milionë euro në vit.

Por çfarë ka ndodhur realisht? Si çdo reformë e rilindjes edhe kjo u shpërfytyrua krejt dhe sot janë të punësuar plot 33 500 punonjës.

Pra jo që nuk u shkurtuan, por u shtuan edhe gati 12 mijë vende të tjera pune dhe pa asnjë ndryshim në shërbimet, që u ofrohen qytetarëve të cilat vetëm janë përkeqësuar.

Çdo premtim i rilindjes ka vetëm një dështim nga pas, por ky jua kalon të gjithëve.

Interesant është të dëgjojmë shpjegimin e radhës të kryeministrit,që si gjithmonë do të lexojë pa i kuptuar, budallëqet që i shkruajnë të tijtë, që duan ti nxjerrin bojën”.