Petrit Vasili reagon pas deklaratës së Kryeministrit Rama: BE po i “ha” vërtet hakun Edi Ramës

213
Sigal

Pas deklaratës së Kryeministri Rama, i cili tha se kushtet e kërkuara në BE për të nisur procesin e marrjes së statusit të vendit kandidat janë plotësuar prej 3 vitesh ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili tha se BE nuk po i ha asnjë lloj haku Ramës.

Me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Vasili thekson se kryeministri e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave.

Postimi i Petrit Vasilit:

BE po i “ha” vërtet hakun Edi Ramës!!

Sot Edi Rama i tregoi Komisionerit të Zgjerimit Varhelyi se i ka plotësuar prej tre vjetësh kushtet për hapjen e negociatave.

Dhe ka hak Edi Rama.

Ndaj për ta ndihmuar Ramën që nuk ja përmendi konkretisht, ja kjo është lista e kushteve që ka përmbushur.

Dhe me këtë listë të “lavdishme” i bie të jetë Edi Rama Komisioner i Zgjerimit dhe jo Varhelyi.

Rama ja arriti me shumë sukses dhe:

1. Realizoi masakrën zgjedhore më të madhe të gjithë pluralizmit.

2. Ktheu Shqipërinë në lavatriçe të pastrimit të parave të pista dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë për pastrimin e parave.

3. Ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe përmbyti vendin me drogë.

4. E ktheu Shqipërinë sipas DASH-it në bazë të krimit të organizuar për Europën, Amerikën,Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.

5. Shkatërroi ekonominë e vendit me Koncesione e PPP kriminale.

6. Arriti një nivel korrupsioni ku cm i rrugës është më i shtrenjtë se cm i floririt dhe ku korrupsioni i tij falsifikoi dokumentet deri në Shtetin e Delauer në SHBA.

7. Shkretoi vendin për investime dhe i hapi rrugën vetëm parave të kriminelëve e trafikantëve.

8. Përzuri 600 mijë shqiptarë dhe azilkërkuesit nga Shqipëria janë aq sa nga vendet që përgjaken në luftra civile.

9. Fshehu mijra vdekje nga pandemia me një qëndrim të vërtetë genocidist.

10. Mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me kriminelë, trafikantë e vagabondë gjithëfarësh.

11. Realizoi votime moniste dhe parlament monist, që nuk kane guxuar ti bëjnë as regjimet më autoritare në Azi, Afrike e gjetkë.

12. Kapi dhe shkatërroi reformën në drejtësi duke e bërë drejtësinë institucion, që i vë kapakun skandaleve të tij.Në një drejtësi ku dhjetra mijë qytetarë nuk marrin dot drejtësi, sepse sistemi gjyqësor është kapur, është i sakatuar, i gjymtuar dhe jo funksional.

13. Realizoi përdorimin më kriminal të pasojave të tërmetit dhe pandeminë, duke shantazhuar qytetarët e duke shpërdoruar në mënyrë banditeske financat publike për të blerë vota.

14. Realizoi shantazhimin, kërcënimin dhe blerjen më të madhe të medias duke e shndërruar atë në një zorrë qorrë dhe megafon mashtrues të propagandës së tij dhe të interesave të krimit dhe trafiqeve.

15. Bllokoi qëllimisht integrimin europian për ta përdorur si alibi për orientimin Antiperëndimor, Antieuropian, Antieuroantlantik drejt faktorëve të tjerë të dyshimtë ndërkombëtarë në kundërshtim dhe kundër interesave të të gjithë shqiptarëve dhe në funksion të interesave të pista të tij dhe atyre që e rrethojnë dhe e përdorin atë.

16. U vu në krye të të gjithë aksioneve antikombëtare dhe antishqiptare që nga shitja e kufijve të Kosovës e deri te shitja e detit dhe interesave publike të Shqipërisë.

Europa duhet të ” skuqet” përpara kësaj liste.

As që ka nevoje të hapë fare negociatat, por ta pranojë direkt Anëtarë të BE Shqipërinë.

Pastaj Edi Ramën ta zgjedhë në vend të Ursula Von der Lejden.

Go Edi Go!!