Petrit Vasili: Rama vetëm shpërdoron, ndaj SHBA kërkon transparencë

328
Sigal

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, përmes një postimi në rrjet, ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për SHBA lidhur me qëndrimin e mbajtur pas Konferencës së Donatorëve për transperancën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit.

Vasili shkruan se ky qëndrim ka ardhur pasi të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kanë bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvetëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.

Postimi nga Petrit Vasili

Mirënjohje SHBA-së për trasparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e tërmetit!

SHBA do të krijojnë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies për fondet e donacioneve.

Të gjithë e dinë brenda dhe jashtë vendit dhe e kane bindje, që kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve vetëm shpërdoron, përvehtëson dhe grabit fondet publike të të gjitha llojeve.

Ndaj edhe SHBA do të ngrenë Akademinë e Trasparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milionë dollarë për këtë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë.

Ja deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë:

” Z.Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike”.