Petrit Vasili: Rama sklerotik, jepe me 3D dhunën në Jalë

573
Sigal

Duke marrë shkas nga dhuna e ushtruar ndaj banorëve në Jalë, aty ku dje IKMT prishi 9 ndërtesa, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasilit, shkruan se Kryeministri Edi Rama, duhet të japë me video 3D këtë dhunë të ushtuar.

Në një postim në facebook, Vasili shton se kreu i qeverisë propagandën e ka fokusuar vetëm tek transmetimi i video 3D.

”Le ta japë edhe dhunën në Jalë kundër njerëzve të thjeshtë ne video me HD, me 3D apo me 4K. O sklerotik, ke gjëkundi ndonjë metër autostrade? Apo, meqenëse janë të gjëra dhe me katër korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos”,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

Kryeministër sklerotik, jepe me 3D edhe dhunën e Jalit.

Ky kryeministër, të gjithë matufllëkun propagandistik e ka përqëndruar te ca video idiote rrugësh me dy kalime, të ngushta si mendja e tij sklerotike.

Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K.

O sklerotik, ke gjëkundi ndonje metër autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos?