Petrit Vasili: Rama qep gojën për bombardimet në Siri, se në SHBA drejton Trumpi dhe jo Sorosi

624
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama, i cili sipas tij nuk ka bërë asnjë koment për bombardimet në Siri. Kjo sipas tij, ka ndodhur për faktin se “në SHBA drejton Trump dhe jo Sorosi”. Deputeti i LSI shkruan se “Kryeministri që komenton çdo budallallëk të mundshëm me të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardimet, që SHBA udhëhoqi në Siri”. Kryeministri qep gojën për bombardimet në Siri, sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorrosi. Sigurisht, për kryeministrin, që urren presidentin Trump, fjalët nuk i dalin nga goja, sepse Trump po udhëheq një aksion të nivelit botëror për goditjen e diktaturave gjakatare dhe veçanërisht në Siri. Turp për kryeministrin, që i kundërvihet Amerikës dhe shqiptarëve, duke heshtur. Fol kryeministër, boll u frike; për të mirën e njerëzimit Amerikën e drejton Trump, jo Sorrosi.
Sigal