Petrit Vasili: Rama firmosi se i futën këmbët në një këpucë për 5G!!

167
Sigal

Rama për rrjetin 5G doli hapur kundër SHBA dy vjet më parë, bile deklaroi në FB:

Postimi i Ramës:

“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”!

Pra Rama inauguroi dhe promovoi vetë fillimin e tij gjë që shqetësoi Ambasadën Amerikane në Tiranë e cila u prononcua në nëntor 2019:

“Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, shkruante ambasada.

I kërkuam publikisht në 4 nëntor 2019 tu përgjigjej 8 pyetjeve për këtë çështje kaq serioze dhe këtë shqetësim të Ambasadës Amerikane.Këtyre pyetjeve Rama ju fsheh sepse afera ishte tepër e rëndë

Sot që ja kanë futur këmbët në një këpucë Rama u detyrua të firmosë marrëveshjen për 5G me SHBA.

Asgjë nuk harrohet dhe nuk mund të kamuflohet nga propaganda, që ka si qëllim të shuajë nga memorja e publikut armiqësinë e Ramës ndaj perëndimit dhe adhurimin e tij për lindjen!

P.S. Më poshtë disa foto për të kujtuar “bëmat” anti SHBA të këtij Ramës për 5G.