Petrit Vasili: Qeveri e vdekur, as qumështin e mbushur me ujë, që pijnë fëmijët nuk e kontrollon!

22
Analizat e kryera nga emisioni investigativ Piranjat per qumeshtin e prodhuar nga kompanite shqiptare, qe tregtohet gjeresisht kane treguar se ky qumesht ka uje me bollek ne tejkalim te normave.
Analizat e kryera ne Laboratorin italian Neotes kane treguar se Indice crioscopico apo treguesi i sasise ujit ne qumesht ka dale teper i larte.
Pra thuhet se shitet qumesht, por realisht shitet uje me qumesht.
Ky qumesht me uje perdoret jo vetem ne familje, por edhe ne kopshte e cerdhe si ushqim baze per mijra e mijra femije.
Shteti i cili duhet dhe mund ti bente me shume lehtesi keto analiza nuk ben asgje dhe lejon qe me kete qumesht pa vlere te ushqehen femijet qe e kane ushqimin kryesor.
Shteti i ka te gjitha mundesite dhe kapacitetet per te kontrolluar, por korrupsioni dhe pazaret ja mbyllin syte.
Te ushqesh femijet me nje qumesht te tille me uje dhe pa asnje vlere eshte nje kequshqyerje e vertete dhe kriminale, qe ndikon ne te gjithe te ardhmen e zhvillimit dhe rritjes se tyre.
Eshte nje faj dhe pergjegjesi shume d rende qeverise, qe mbush zyrat e shtetit me patronazhiste rilindas gjithfaresh duke e lene shtetin per faqe te zeze.
Tani po presim Edi Ramen te filloje te mbrohet e justifikohet me ulerimat idiote te tij, por fakti eshte aty, i qarte dhe i padiskutueshem: femijet pijne uje me qumesht, sepse germadha e qeverise se ketij ka vdekur dhe eshte e afte vetem per te vjedhur dhe per te rrembyer çfare ti dale perpara
Sigal