Petrit Vasili publikon raportin: Ja si po ndikon vaksina kineze në Kili

253
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një postim në rrjetin social Facebook ngre dyshime të mëdha lidhur me kompanitë e vaksinave që po përdoren në vendin tonë. Tek fotot e publikuar shihet grafiku se si ka ndikuar në Angli përdorimi i vaksinave Pfizer Biontech dhe Astrazeneca.

Rezultati i vdekjeve ka shkuar në zero dhe është ulur drastiksisht numri i rasteve të reja. Ndërkohë në Kili po përdoret vaskina kineze dhe sipas grafikut vihet re rritja drastike e numrit të rasteve të reja, të ngjashme me pikun e mëparshëm të pandemisë. Kjo vaskina ndërkaq po përdoret në vendin tonë.

Postimi i plotë:

FAKTET FLASIN!
Anglia perdor Vaksina Pfizer Biontech dhe Astrazeneka kunder COVID 19.
Rezultati Zero vdekje dhe Ulje drastike e rasteve te reja.
Kili vaksinon kryesisht me Vaksine kineze.
Rezultati ka Rritje Drastike te numrit te rasteve, te ngjashem me pikun e meparshem te pandemise.
Komentet e tjera po ju a le juve.