Petrit Vasili: Po me gjelbërimin ç’patën???

507
Sigal

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI Petrit Vasili denoncon me foto zhdukjen e lulishte 1 Maji në kryeqytet, ose siç njihet ndryshe Lulishte Çajupi.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës harxhon 500 mijë euro, që në vend të gjelbërimit, të shtojë betonin në qytet.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Po me gjelbërimin ç’patën???

Lulishtja Çajupi përballë ish Ekspozitës
Shqipëria Sot, në Njësinë.5 në Tiranë ishte plot gjelbërim.

Bashkia e Tiranës harxhon 500 mijë euro, që në vend që ta shtonin gjelbërimin i shtojnë beton.

Po me gjelbërimin ç’patën xhanëm.

Për vite të tëra qindra banorë të të gjithë moshave kanë kaluar paraditet dhe pasditet aty falë këtij gjelbërimi, ç’patën që jua prishën??

Megjithatë fotot flasin vetë.