Petrit Vasili nga QSUT: Trajtim në kushte të plota për të lënduarit

444
Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, ka vizituar të lënduarit në spitalin e QSUT, në Tiranë. Vasili ka deklaruar jashtë ambienteve të QSUT se të lënduarit janë në trajtim të plotë mjekësor. Ai ka shtuar se duhet të nxjerrim mësim nga këto aksidente të përsëritura dhe të nxjerrim nga qarkullimi mjetet jashtë kushteve teknike. 
“Besoj që nuk ka asgjë që mungon, qoftë në pikëpamje të protokollit mjekësor, qoftë edhe në pikëpamje të trajtimit mjekësor. Pra është një trajtim që po bëhet më së miri dhe në kushte të plota, pa asnjë mungesë. Sigurisht dy apo tre raste kanë problematika dhe vështirësi më të mëdha, siç e kanë shpjeguar edhe kolegët që po e ndjekin problemin, ku sigurisht në mënyrë logjike, edhe prognoza e tyre është e rezervuar. 
Ndërsa pjesa tjetër është nën kontroll të mirë mjekësor dhe besoj se kalojnë pa probleme, ndonëse do kohën e vet. Sigurisht keqardhja më e madhe është në mënyrë të veçantë për atë që ka humbur jetën dhe sigurisht është vendi me shumë keqardhje, me shumë dhimbje të ngushëllojmë familjen për këtë gjë.
Dhe njëkohësisht besoj se për disa nga rastet do të duhet durim për të pasur një qartësim më të madh si do të shkojnë. Por gjëja që është themelore dhe pozitive është që ndjekja mjekësore është në kushtet më të mira, qoftë në pikëpamje teknike, qoftë në pikëpamjen e materiale të duhura. Kështu që besoj që për atë që ka ndodhur, situata është nën kontroll dhe ndjekja e saj besoj se është në parametrat e duhur. Dhe ky besoj se është dhe lajmi më i mirë për momentin”
Sigurisht do të duhet besoj që të ketë një përkujdesje më të madhe. Duhet të nxjerrim mësime të vazhdueshme në lidhje me këtë fenomenologji që po ndodh sepse janë aksidente të përsëritura me këto mjete publike siç janë autobusët, ku sigurisht dhe duhet që kontrollet teknike dhe shumë çështje të kësaj natyre duhen kontrolluar me rigorozitet akoma më të fortë sepse sot është një rast. 
Nga eksperienca ime e dikurshme si ministër kam pasur tre raste tragjike. Ju kujtojmë Gjinarin, rastin e Cakranit, rastin e Himarës etj. Besoj se janë mësime të tilla cilat duhen ndjekur me një mënyrë tjetër dhe të mos hezitojmë që edhe automjetet që janë jashtë kushteve teknike të largohen në mënyrë të menjëhershme nga qarkullimi, pavarësisht se dëgjojmë ndonjëherë që duke i hequr mjetin dikujt, ne krijojmë një problem social atij që ka automjetin. Absolutisht duhet të jemi shumë të rreptë pasi e kuptoni vetë që çdo tolerancë e tillë do të thotë jetë njerëzish.
Sigal