Petrit Vasili: Në Shqipëri sundon antivota, antishteti dhe antiqeverisja

428
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar mbi krizën aktuale të vendit tonë duke e quajtur Shqipërinë si vend ku sundon antivota, antishteti dhe antiqeverisja.

Sipas Vasilit zgjidhja e vetme për këtë krizë janë zgjedhjet e menjëhershme dhe çdo vonesë tjetër është e patolerueshme dhe shkatërrimtare për vendin.

Ja ostimi i tij i plotë:

Zgjedhje menjëherë, ky është shpëtimi i vetëm i vendit nga antishteti dhe antiqeverisja.

Në Shqipëri sundon antivota, anti shteti dhe antiqeverisja.

30 qershori ishte formësimi i një refuzimi mbarëpopullor ndaj tyre, por njëherazi edhe urdhëri i prerë i popullit për ti dhënë zgjidhje agonisë, që po jua shkatërron jetën shqiptarëve si nga pikpamja ekonomike,morale,
psikologjike dhe sociale, nëpërmjet zgjedhjeve të menjëhershme të lira e të ndershme.

Protestat shumë masive dhe shumë të forta, qoftë nga pjesëmarrja, por edhe nga motivimi i tyre, imponuan si rrugën e zgjidhjes vetëm votën e lirë, pra zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë.

Askush nuk mund ti shmanget kësaj zgjidhjeje, që populli kërkon, por edhe interesat afatgjata të vendit e imponojnë.

Maxhoranca është diskredituar si grabitëse e kriminalizuar e miliarda eurove të parave publike, por edhe shkatërruese e zgjedhjeve të lira ku 30 qershori ishte kulmi i tyre.

Opozita e ka plotësuar tashmë të gjithë objektivin e saj për demaskimin e maxhorancës për lidhjet me krimin dhe korrupsionin dhe blerjen kriminale të votës si dhe për shndërrimin e tyre në bindje të të gjithë shqiptarëve.

Zgjedhjet e menjëhershme brenda kufijve më të shkurtër, qe koha ligjore lejon për realizimin e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse janë të pashmangshme.

Çdo vonesë është e patolerueshme dhe shkatërrimtare për vendin.

Çdo vonesë apo dyzim do të ishin kohë për antishtetin dhe antiligjin, që të avanconte duke u kthyer në një sëmundje shkatërrimtare dhe pa shërim.

Opozita ka sot një përgjegjësi shumë më të mëdha se sa dje, për ti garantuar një të ardhme të sigurtë vendit, të ardhme, që nuk do të mund të minohej dot nga pasojat shumë të rënda të qeverisjes së sotme të Ramës dhe rilindjes.

Vetëm Zgjedhjet e menjëhershme do të shpëtojnë sot vendin nga vështirësitë e pakapërcyeshme të së nesërmes.

Vendi kërkon sot rrugëdalje nga tuneli shumë i errët i depresionit shumë të thellë politik, ekonomik kushtetues dhe shoqëror.

Detyrën që tu japë zgjidhje këtyre momenteve kritike shqiptarët dhe koha ja kanë ngarkuar opozitës.

Opozita është gati ti nxjerrë shqiptarët nga kriza, zgjedhjet menjëherë janë hapi i parë vendimtar të tjerat vijne pas..