Petrit Vasili: Ministria e Brendshme tender i përjetshëm i kryeministrit

477
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Ministria e Brendshme ka pushuar së qeni një instrument ekzekutiv dhe politik i fuqishëm dhe pa kompromis ndaj krimit dhe trafiqeve.

Postimi i plotë:

Ministria e Brendshme tender i përjetshëm i kryeministrit.

Ministria e Brendshme ka pushuar së qeni një instrument ekzekutiv dhe politik i fuqishëm dhe pa kompromis ndaj krimit dhe trafiqeve. Ajo është thjesht një tender i hapur të cilin e fiton kushdo që garanton se do mbetet e tillë pra:garante e krimit dhe luftuesja më e madhe e tij.
Kryeministri është garanti politik maximus i një ministrie të tillë farse,dekonspiruese operacionesh,e ç’interesuar për cdo informacion të vlefshëm ndaj krimit,pra e përsëris të një  ministrie garante të krimit dhe jo asgjesuese e tij.
Për cdo orë që garanti maximus vazhdon të jetë në krye të qeverisë rendi publik është një fjale dhe jo një realitet dhe krimi do të ketë përballë një mik dhe garant të fortë.
Fituesit e tenderit të ministrisë së brendshme përmbushin gjithmonë të njejtat kushte kushdo qoftë drejtuesi i radhës.