Petrit Vasili: Mashtrimi i turpshëm i Ramës me spitalin e ri të Fierit

276
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar kryeministrin Edi Rama për tallje me qytetarët lidhur me projektin e spitalit të ri në Fier.

“Spitali i ri i Fierit ishte projektuar të ishte së paku një spital normal. Por u katandis në një spital fushor lufte, si një stalle bagëtish.”,- shprehet Vasili në një reagim të shpërndarë në rrjetet socaile.

Reagimi i tij i plotë: 

Mashtrimi i turpshëm i Ramës me Spitalin e ri te Fierit!
Spitali i ri i Fierit ishte projektuar të ishte së paku një spital normal. Por u katandis në një spital fushor lufte, si një stalle bagëtish.
Edi Rama shkel mbi shëndetësinë, që të mashtrojë e të bëjë fushate dhe degradon çdo gjë. Fotot flasin vetë shumë qartë dhe askush nuk mbyll dot sytë përpara tyre