Petrit Vasili: Kushtetutën dhe 7 ligjet e reformës në drejtësi Ne i votuam Rama dhe rilindja i asgjësuan!

342
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i rikthehet edhe një herë reformës në drejtësi, e cila sipas tij është asgjësuar nga Rama dhe Rilindja.

Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Vasili shprehet se, ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u votuan më 21 dhe 22 korrik 2017 me 140 vota, dhe kjo në sajë të LSI pasi PS nuk e kishte shumicën e cilësuar në Parlament.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kushtetutën dhe 7 ligjet e reformës në drejtësi Ne i votuam ndërsa Rama dhe rilindja i asgjesuan!!(VIDEO).

Ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi u votuan në 21-22 korrik me 140 vota.

Këto ndryshime nuk merrnin dot udhë pa miratimin e shtatë ligjeve, që e bënin të zbatueshme reformën në drejtësi.

Këto ligje u miratuan vetëm në sajë të votave të LSI në parlament, pasi kërkonin një shumicë të cilësuar,që partia socialiste nuk e kishte.

LSI i votoi pa asnjë paragjykim pse besonte se reforma në drejtësi e miratuar sipas Komisionit të Venecias dhe frymës e ndryshimeve kushtetuese të 21-22 korrikut ishte një hap i duhur për të ndryshuar drejtësinë në Shqipëri.

Ne besuam shumë edhe në garancitë e pafund të ndërkombëtarëve,që u vetofruan si garantë të hekurt të garantimit të zbatimit korrekt të reformës.

Ndërkohë që vetë ata përmes Euralius kontribuan fatkeqësisht për të kundërtën,duke ofruar alibinë juridike të kapjes së drejtësisë nga rilindja, si në skandalin e zgjedhjes së Arta Markut ashtu edhe me sugjerimet për Gjykatën e Lartë etj etj.

Partia Demokratike nuk i votoi 7 ligjet dhe argumentoi fort rrezikun e kapjes së reformës dhe koha i dha të drejtë.

Sot thuajse i gjithë korpusi vital i reformës në drejtësi është zhbërë dhe deformimet adaptimet dhe mballomat pa fund e kanë denatyruar e degraduar atë në një model të shthurur juridikisht dhe të rënë moralisht.

Gjithshka për të cilën hartuesit e reformës u përbetuan u shkel dhe u përdhos,duke filluar nga anëtarët e KLGJ dhe KLP ku shumica janë me rekorde mizerabël të bëra publike edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, si dhe deformime shkatërrimtare kushtetuese e ligjore ku spikat zgjedhja e turpshme e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm e plot të tjera.

Sot reforma në drejtësi është katandisur në një paçavure propagandistike në duart e Ramës dhe rilindjes.

Kjo pseudoreformë ka garantuar paprekshmërinë e mos hetimin qeverisë për veprat kriminale të lidhjeve me krimin e organizuar,krimin zgjedhor dhe korrupsionin.
Ndërsa për qytetarët e zakonshëm ajo është kthyer në një mjet shantazhi të ndyrë veçanërisht ndaj atyre që protestojnë ndaj qeverisë.
Dosjet 339,184,Unaza e Re,Koncesionet e mjaft e mjaft çështje janë bllokuar totalisht duke i shërbyer verbërisht qeverisë.
Ndaj sot ndërsa kanë kaluar gati tre vjet nga miratimi i reformës në drejtësi Shqipëria gjendet e zhytur në kapje,kaos dhe bllokim të plotë të qëllimshëm të drejtësisë.

Ne i votuam 7 ligjet e reformës në drejtësi,që ajo të ecte përpara ndërsa rilindja përveç kapjes nuk i bëri asnjë shërbim tjetër asaj.

Kushdo në Shqipëri mund të flasë për reformën në drejtësi përveç rilindjes që ka humbur çdo të drejtë edhe ta përmendë atë ,sepse rilindjes është autore dhe realizuese e dhunshme e shkatërrimit dhe kapjes së saj.

Megjithatë përsa i takon për shembull faktit se si duhej të zgjidhej Prokurori i Përgjithshëm sipas reformës në drejtësi dhe se si u zgjodh Arta Marku,që ka 19 muaj paligjshmëri në karrigen ku është ulur,
mund të shihni vetë VIDEON se çfarë thoshte dikur kryetari i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafa dhe krahasojeni me çfarë ndodhi me Arta Markun dhe kuptoni lehtë të gjithë hipokrizinë.

Kushtetuten dhe 7 ligjet e reformes ne drejtesi Ne i votuam ndersa Rama dhe rilindja i asgjesuan!!(VIDEO).Ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi u votuan ne 21-22 korrik me 140 vota.Keto ndryshime nuk merrnin dot udhe pa miratimin e shtate ligjeve, qe e benin te zbatueshme reformen ne drejtesi.Keto ligje u miratuan vetem ne saje te votave te LSI ne parlament, pasi kerkonin nje shumice te cilesuar,qe partia socialiste nuk e kishte.LSI i votoi pa asnje paragjykim pse besonte se reforma ne drejtesi e miratuar sipas Komisionit te Venecias dhe frymes e ndryshimeve kushtetuese te 21-22 korrikut ishte nje hap i duhur per te ndryshuar drejtesine ne Shqiperi.Ne besuam shume edhe ne garancite e pafund te nderkombetareve,qe u vetofruan si garante te hekurt te garantimit te zbatimit korrekt te reformes.Nderkohe qe vete ata permes Euralius kontribuan fatkeqesisht per te kunderten,duke ofruar alibine juridike te kapjes se drejtesise nga rilindja, si ne skandalin e zgjedhjes se Arta Markut ashtu edhe me sugjerimet per Gjykatene e Larte etj etj.Partia Demokratike nuk i votoi 7 ligjet dhe argumentoi fort rrezikun e kapjes se reformes dhe koha i dha te drejte.Sot thuajse i gjithe korpusi vital i reformes ne drejtesi eshte zhbere dhe deformimet adaptimet dhe mballomat pa fund e kane denatyruar e degraduar atë ne nje model te shthurur juridikisht dhe te rene moralisht.Gjithshka per te cilen hartuesit e reformes u perbetuan u shkel dhe u perdhos,duke filluar nga anetaret e KLGJ dhe KLP ku shumica jane me rekorde mizerabel te bera publike edhe nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, si dhe deformime shkaterrimtare kushtetuese e ligjore ku spikat zgjedhja e turpshme e prokurorit te pergjithshem te perkohshem e plot te tjera.Sot reforma ne drejtesi eshte katandisur ne nje paçavure propagandistike ne duart e Rames dhe rilindjes.Kjo pseudoreforme ka garantuar paprekshmerine e mos hetimin qeverise per veprat kriminale te lidhjeve me krimin e organizuar,krimin zgjedhor dhe korrupsionin.Ndersa per qytetaret e zakonshem ajo eshte kthyer ne nje mjet shantazhi te ndyre vecanerisht ndaj atyre qe protestojne ndaj qeverise.Dosjet 339,184,Unaza e Re,Koncesionet e mjaft e mjaft ceshtje jane bllokuar totalisht duke i sherbyer verberisht qeverise.Ndaj sot ndersa kane kaluar gati tre vjet nga miratimi i reformes ne drejtesi Shqiperia gjendet e zhytur ne kapje,kaos dhe bllokim te plote te qellimshem te drejtesise.Ne i votuam 7 ligjet e reformes ne drejtesi,qe ajo te ecte perpara ndersa rilindja pervec kapjes nuk i beri asnje sherbim tjeter asaj.Kushdo ne Shqiperi mund te flase per reformen ne drejtesi pervec rilindjes qe ka humbur cdo te drejte edhe ta permende ate,sepse rilindjs eshte autore dhe realizuese e dhunshme e shkaterrimit dhe kapjes se saj.Megjithate persa i takon per shembull faktit se si duhej te zgjidhej Prokurori i Pergjithshem sipas reformes ne drejtes dhe se si u zgjodh Arta Marku,qe ka 19 muaj paligjshmeri ne karrigen ku eshte ulur,mund te shihni vete VIDEON se cfare thoshte dikur kryetari i komisionit te reformes ne drejtesi Fatmir Xhafa dhe krahasojeni me cfare ndodhi me Arta Markun dhe kuptoni lehte te gjithe hipokrizine(VIDEO).

Gepostet von Petrit Vasili am Donnerstag, 4. Juli 2019