Petrit Vasili: Kryeministër shkruaje letrën e shtatë, se si e kriminalizove Vlorën!!

450
Sigal

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama dhe letrat e tij publike drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha, si përpjekje për të ulur palët në tavolinën e dialogut.

Në reagimin e tij, Vasili e fton Ramën që në letyrën e shtatë të shpjegojë dhe çelësin e suksesit që përdori në kriminalizimin e Vlorës.

Reagimi i Vasilit

Kryeministër shkruaje letrën e shtatë, se si e kriminalizove Vlorën!!

Kryeministri i papunë e që tund derën tani po luan letrash.

Kryesuesi listës së deputetëve të Vlorës, kryeministri pra, e arriti më në fund një “sukses” të shënuar dhe  bëri që Vlora të jetë e para në Republikë për kriminalitetin më të lartë.

Kryeministri e ka braktisur prej vitesh detyrën.

Tani i ka mbetur të shkruaje letrën e shtatë se si ja doli ta vinte Vlorën në krye të krimit.

Siç shkatërrove Vlorën kryeminister ashtu e bëre edhe Shqipërinë.

Për ty kryeministër letra është shkruar..  është vetëm nje….. dhe është atje ku duhet….