Petrit Vasili: KQZ do të përgjigjet për shkeljet e Kushtetutës

453
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se zgjedhjet u shkatërruan nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët kanë detyrë zbatimin e ligjit.

Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se anëtarët e këtij institucioni do të përgjigjen për çdo abuzim që kanë kryer me detyrën e tyre, duke nisur nga dekreti i Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Organizata rilindase në KQZ ka kryer krimin e shkatërrimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Më parë ODIHR i vuri vulën regjistrimit të paligjshëm nga KQZ të Bindjes.

Gjykatat shqiptare megjithë presionin banditesk të Ramës dhe rilindjes refuzuan të konfirmonin votimet socialiste që KQZ ju imponuan shqiptarëve në 30 qershor.

Organizata rilindase në KQZ do të përgjigjet deri në një për shkelje të kushtetutës duke rrëzuar dekretin e presidentit, për shkelje të kodit zgjedhor, për shpërdorimi të detyrës, për shpërdorim të fondeve publike për votime të paligjshme.

E sigurtë është që do të jenë të parët anëtarë të KQZ në historine e pluralizmit, që do dënohen edhe si kamikazë, edhe si shkelës të ligjit edhe si persona të trashë, që vepruan si të marrë në dëm të Shqipërisë dhe interes vetëm të Edi Ramës”.