Petrit Vasili: Ja si mashtrohen qytetarët nga kryeministri Rama

548
Kryetari i grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe ish-ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka komentuar ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme në Vërri, ku banorët janë përplasur me policinë për të ndaluar ndërtimin e inceneratorit. Sakaq Vasili kujtoi, se kjo është një paturpësi që po u bëhet banorëve të Fierit dhe jo vetëm. Sipas Vasilit ky ndërtim po bëhet pa pëlqimin e banorëve, krejt e kundërta nga çfarë ishte premtuar nga kryeministri. Kryeministri mashtroi paturpësisht banorët e Vërrisë për inceneratorin e plehrave, është shprehur Vasili në një postim në Facebook. Deviza e kryeministrit është: “Mashtrojini njerëzit, boll që t’u merrni votën dhe pastaj me kalimin e viteve çdo gjë harrohet dhe vemi i mashtrojmë prapë.”, ka theksuar kreu i grupit parlamentar të LSI. “Këtë gjë kanë bërë me inceneratorin e plehrave në Vërri të Fierit, duke i mashtruar banorët e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pëlqimin e banorëve. Harruan banorët që për shëndetin e banorëve, që rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i bëhet vonë fare; për atë ka rendësi që paraja të ecë”, ka komentuar Vasili. Sakaq Petrit Vasili ka bërë publike edhe komentin e kryetarit të Bashkisë së Fierit në prill të 2017-ës. 

“Lexojeni vetë çfarë shkruante kryetari i bashkisë së Fierit në prill të vitit 2017duke gënjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare: “Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Vërri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimi i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani.”

Kjo është Rilindja!
Kjo është Shqipëria që duam!
#Shtet Punë Mirëqenie”
– shkruante Armando Subashi në prill të 2017-ës.”. ka evidentuar Vasili. 


Sigal