Petrit Vasili: Ja si gënjeu 2 vite më parë për ndërtimin e spitalit të ri të Laçit…(video)

213
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, akuzon kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar, pasi kur ka kaluar më shumë se një vit nga deklarata e tij se do të ndërtonte spitalin e ri të Laçit, të dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ky spital ka mbetur në formën e deklaratës dhe propagandës së Rama.

Teksa risjell në vëmendjen e opinionit publik dhe videon e deklaratës propagandistike të Ramës,, Vasili thekson se spitali i ri nuk është ndërtuar akoma edhe sot.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se faktet e mashtrimit janë sheshit, me zë dhe me figurë, dhe kush vazhdon dhe e beson këtë gënjeshtar s’ka asnjë të drejtë as të ankohet dhe  as të kërkojë.

“Gënjeshtra + propagandë = Edi Rama! (VIDEO).

Në 14 dhjetor 2019, Edi Rama premtonte me gojën plot, që deri në pranverën e 2020 do të ndërtonte spitalin e ri të Laçit, të dëmtuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ja çfarë thoshte duke gënjyer me seriozitetin e mashtruesit profesionist:

“Do ta prishim spitalin dhe shumë shpejtë do të ndërtojmë. Ju e mbani në këmbë dinjitetin e Laçit, se burrat janë…e dini ju. Do të bëhet një projekt i madh për Laçin. Spitali do të jetë i pari që do të ndërtohet. Besoj që deri në fund të pranverës, do të ndërtohet spitali i ri”, tha Rama.

Spitali i ri nuk është ndërtuar akoma edhe sot.

Po dihet që ky s’ka turp dhe gënjen 24 orë në ditë!

Faktet e mashtrimit janë sheshit, me zë dhe me figurë, kush vazhdon dhe e beson këtë gënjeshtar s’ka asnjë të drejtë as të ankohet dhe  as të kërkojë”, thekson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.