Petrit Vasili i drejtohet Ramës: Nuk zgjidhet COVID-i me video propagandistike, ik që të shpëtojnë njerëzia!

254
Sigal

Nga Petrit Vasili

Derdimen nuk zgjidhet COVID-i me VIDEO këllira propagandistike, ndaj ik or ik, që të shpëtojnë njerëzia!

O kryeministër fatkeqësi e këtij vendi hap veshët!

836 raste që përbëjnë 35% të të testuarve dhe rritje e frikshme e vdekjeve (me shifrat e tua) janë situatë shumë kritike pavarësisht se cilin idiot a idiote pa moral dëgjon ti.

Një tjetër humbje jete sot me vetëvrasje duke u hedhur nga spitali e një pacienti në Sanatorium është vërtet shumë kritike.

Zhgarravino- strategjite e tua nuk kanë përmirësuar, kufizuar apo ndalur asgjë dhe ti nuk jep dot asnjë tregues të përmirësuar të pandemisë.

Boll u more me budallëqe VIDEOSH me autoambulanca.

COVID-i është ulur këmbëkryq në gjithë vendin, ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa një autoambulancë për propagandë duke ua shpifur njerëzve, që vuajnë dhe luftojnë për jetën.

Je ti pengesa e vetme për të mundur COVID-in.

Je ti halli me i madh i shqiptarëve në këto kohë kaq kritike.

Kur nuk u thua dot të vertetat, se te dhembin shumë, atëherë qep gojën mor derdimen se u fyen edhe dhimbjen shqiptarëve me mashtrimet e tua.

Ti je bërë i urryer edhe për shqiptarin më të fundit se nuk dhe para’ për COVID-in, por ua dhe inceneratoreve dhe PPP-ve.

Ik or ik se mallkimi i shqiptareve, qe jua le Pandemine pa drejtim që infektoi e mori jetë njerëzish pa u ndalur, do të të ndjekë nga pas si hije e zezë dhe do të ta marrë frymën gjithë jetën!