Petrit Vasili: Drejtim skandaloz i epidemisë së fruthit, si asnjëherë në 70 vitet e fundit

561
Fjala në Kuvend e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili 
Po hyj direkt në thelbin e çështjes që dua të sjell në vëmendjen tuaj dhe që ndahet në dy pjesë. Disa konsiderata lidhur me kontrollin shëndetësor bazik, Check-up, siç e quajnë. Dhe më tutje me një ngjarje më të rëndë që ka të bëjë me epideminë e fruthit. Së pari lidhur me Check-up, kam disa konsiderata që nuk lidhen absolutisht me asnjë konsideratë politike. Do i përgjigjem dhe një ftese që u bë në sallë me tregues dhe me shifra dhe po eci në këtë rrugë. Së pari Check-Up as sot nuk mundi të demonstrojë as larg e larg që asnjë nga treguesit e rëndësishëm të shëndetit publik, kanë të bëjnë qoftë me vdekshmërinë e sëmundjeve, tumorale apo sëmundjeve të tjera kronike. Ka pasur qoftë një ndikim më të vogël apo një përqindje qoftë edhe minimale në presje dhjetore të ndikuar nga një veprimtari disa vjeçare që ka kushtuar qindra-milionë euro. Nuk ka asnjë ndikues tjetër i cili mund të uli, ditë qëndrimin, një tregues bazik, vdekshmërinë totale qofshin këto të popullatës që lidhen me këto sëmundje dhe shkallën e lartë të zbulueshmërisë së tyre. Njëherazi po këtu u dëgjua që personeli mjekësor i cili arrin të kapi sa më shumë, tashmë viktima që ti fusi të bëjnë check-up,jo vetëm merr pagë shtesë por duhet të marri dhe pagë shtesë më të mëdha, ndërkohë që kjo u demonstrua si një lehtësi e madhe pune dhe një lehtësi tjetër e cila nuk ka nevojë për të pasur shtesa apo vështirësi sepse është një kollajllëk më shumë. Sigurisht konsiderata të kësaj natyre absolutisht që nuk janë profesionale dhe nuk kanë qenë që ditën që janë prezantuar. Qëllimi i shpërdorimit të parave publike në një drejtim shumë të shtrembëruar në mjekësi, në vend që të shkonin atje ku ishte drejtuar dhe në mënyrë kritike nuk u bë. Dhe pyetja e madhe e cila logjikisht do dilte dhe do të shtrohej këtu, do të ishte pikërisht dhe kjo. Ka mjaft vende me një mjeksësi shumë më të mirë se jona që nuk e bëjnë këtë shpenzim shproporcional të pabazuar dhe kanë tregues fantastikisht shumë më të lartë se ne. Sepse mekanizmat bazë të cilat e mundësonin këtë instrument, kanë ekzistuar aty po nuk kanë dashur të përdoren. Po kthehem në një çështje tjetër pasi ky problem kërkon një analizë të gjatë por dështimi i tij është i paralajmëruar. Por tashmë ky është kthyer vetëm një motiv të një imulacioni socialist që kush bën më shumë njerëz në Check0-up është edhe më i dalluar. Pra thelbi edhe shkencor edhe profesional ka rënë me kohë. Të vijmë te një emergjencë kombëtare e cila është epidemia e fruthit. Lidhur me këtë epidemi, pavarësisht nga mungesa e interesit politik që mund të ekzistojë, pasi këtu ka politikë të madhe, buzëqeshje të mëdha, ka dhe naivitete që shkojnë deri në kufijtë e idiotësisë e marrëzisë. Së pari po u them që kjo epidemi i mungon të gjitha elementeve të saj profesional, shkencor por edhe detyrimeve ligjore që lindin jo vetëm nga legjislacioni shqiptar por edhe botëror për rrezikun që ajo paraqet. Së pari po ju bëj të ditur, mbase dhe këtyre që drejtojnë qeverinë, mbase iu intereson. Sigurisht ndërmjet papërgjegjshmërisë dhe buzëqeshjes që nuk ka lidhje me shtetin. Së pari ka disa instrumente të cilat kontrollojnë epideminë e një vendi, sepse epidemia konsiderohet një emergjencë shëndetësore. Së pari deklarimi publik i fillimit të epidemisë është një akt publik i cili implikon dhe detyrimet qofshin kombëtare apo ndërkombëtare, nuk janë kryer sot e kësaj dite. Komiteti Kombëtar i imunizimit i cili drejton punën shkencore dhe Institutin e Shëndetit publik, nuk ekzistojnë në proces. Komiteti i Kontrollit të Infeksioneve që lidhet me kujdesi shëndetësor pasi të tilla kanë qenë rastet nuk është ngritur. Akoma më keq, shërbimi i inteligjencë epidemike, organ i pazëvendësueshëm, i përcaktuar me ligj, neni 18,21 etj, nuk është ngritur. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit nuk ekziston fare. Pra zinxhiri i komandimit të një epidemie e cila kërkon një trajtim vertikal dhe të komanduar nuk ekziston. Kjo situatëështë një situatë e cila nuk është verifikuar kurrë në historinë e epidemive të Shqipërisë prej së paku 35-36 vjetësh, pavarësisht sistemeve që janë ndryshuar, qofshin këto diktatoriale apo pluraliste. E vetmja pikë ku kanë qenë korrekt ka qenë kjo, megjithëse ky nuk është më shqetësim shtetëror, as epidemitë nuk janë më shqetësim shtetëror. Dhe çudia më e madhe është që ju keni parë spote edhe për të pastruar Shqipërinë nga plehrat, keni parë spote edhe për Check-up plot e plotë, dhe nuk ka absolutisht spote intensive të cilat informojnë popullatën për një emergjencë shëndetësore të nivelit kombëtar, por që e cila del edhe jashtë kufijëve, pasi është një situatë epidemike e rajonit e rrethuar si e tillë. Sot as qeveria, as ministria e Shëndetësisë nuk kanë shifrën e përafërt se cilët janë ata që duhen të vaksinohen në një situatë të re, sot qeveria nuk ka vendosur asnjë lekë, cili do të jetë fondi shtesë I vaksinave të fruthit, të cilat duhen për të përballuar epideminë. Këto janë fakte të cilat janë publike dhe në një dëgjesë parlamentare që kemi zhvilluar si instrument për të qenë sa më transparent, e për të evituar këto keqkuptime, jo raportet mazhorancë-opozitë, sepse ne kudo ku logjika vdes e shkatërrohet fillon refreni jo balta, jo opozita, e historira të tjera. Këtu I referohemi vetëm ligjit, nuk ka asnjë konsideratë të karakterit opozitar, ka konsideratë vetëm të karakterit profesional, të cilat unë e di që refuzohen, sepse edhe nuk kuptohen. Padija dhe injoranca janë mënxyrat e një vendi, por duhet të bashkëjetojmë dhe me të. Është fare e vërtet se në dëgjesën që u zhvillua të tërë instrumentat nuk ekzistonin, dhe dy personat kyç, Instituti I Shëndetit Publik, I cili propozon shpalljen e Epidemisë dhe ministri që e shpall, personat kyç, as ata nuk ishin të pranishëm. Kishim një prani simbolike të njerëzve të cilët në terren bëjnë të pamundurën. Dhe janë për tu lavdëruar, patjetër përse jo për një punë dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Por nuk trajtohet një emergjencë kombëtare pa komandim, pa analizë shkencore, pa fonde dhe pa planifikim se si do dilet prej saj. Si një emergjencë na imponon edhe rregulla të tjera, lidhur me rregulloren sanitare dhe shëndetësore ndërkombëtare, ku ne jemi pjesë dhe kemi detyrime të mëdha, të jeni të bindur se shteti shqiptar mund të kërcënohet edhe nga qëndrime shumë të ashpëra për shkak të këtij trajtimi të rrezikshëm qëi ka bërë kësaj epidemie, duke ja lënë spontanitetit në shumë raste. Në përfundim mendoj që ky apel nuk besoj se do të ketë reflektimin e duhur, pasi ky reflektim duhet të kishte ndodhur prej javësh e javësh që kur ndodhi epidemia, po së paku do të vlente si sensibilizim për qytetarët, të cilët bëjnë të pamundurën që të dëgjojnë së paku njerëzit e terrenit, të cilët me përkushtimin e tyre po bëjnë që kjo epidemi të përballohet aq sa mundet, ndonëse rritja e saj vazhdon të jetë progresive dhe e pandalshme.
Sigal