Petrit Vasili: BE e qartë, po Edi Ramën ku e kanë zënë për fyti që gënjen për Tahirin?

461
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se një kryeministër i kapur drejton vendin. “Rama ç’hall ka, kush e ka kapur për fyti,ç’siklet e ka mbërthyer,që gënjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çështja është mbyllur.”-shkruan Vasili

Statusi i plotë:

Rama ç’hall ka, kush e ka kapur për fyti,ç’siklet e ka mbërthyer,që gënjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çështja është mbyllur.
Ja çfarë deklaron Rama:

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani Prokuroria italiane, nga më jakobinët në Evropë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani”.
Ambasadori i BE në Tiranë, Soreka publikisht deklarohet qartë dhe mënyrë koherente.
Ja se ç’deklaron Ambasadori i BE në Tiranë Soreka në :

Pyetje:Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?

“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”

Pyetje: Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?

“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare.”

Ja çfarë Kryeministri i kapur për fyti drejton qeverinë.
Çdo koment tjetër është i panevojshëm pasi mashtrimi publik i kryeministrit është tepër i qartë.