Petrit Vasili: Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!

471
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas zhvillimit të një takimi elektoral në Bashkinë e Tepelenës nga kandidati për kryetar i kësaj bashkie në ambientet e një kishe në zonën e Leklit.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se mëkat më të rëndë nuk ka dhe se ky çdo kushtetutë,  është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

Babloku dhe rilindja dhunon kishat për fushatë, mallkuar qofshin!!(FOTO)

Edi Rama dhunon kishat.

Rilindja vë dorë edhe mbi kishat.

Maskarenjtë e rilindjes bëjnë fushatë brenda në kishë.

Shikojini FOTOT se si në Lekël, të Bashkisë Tepelenë, bëjnë fushatë brenda në kishë.

Flasin kusarët e rilindjes me kryqin e shenjtëruar përballë!?

Mëkat më të rëndë se ky nuk ka.

Ky kalon çdo kushtetutë,  është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet.

Asnjë shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit.

Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave?

Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin.

Vetëm këta mund ta bëjnë.

Pushteti tyre është i nëmur, është i mallkuar pasi është prodhim i të pa feve, që fe kanë krimin vjedhjen dhe grabitjen.

Refuzojini ashpër këta vandalë të besimit, që arritën kulmin e mëkatit të tyre njerëzor.

Është i bekuar dhe legjitim çdo qëndrim, veprim apo aksion ndaj tyre.

Të gjithë bashkë kundër atyre, që nuk besojnë tek atdheu, tek familja dhe tek zoti!!