“Peshkimi në faliment”, Panariti: 48 për qind më pak eksporte dhe 25 për qind më shumë importe se një vit më parë!

287
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguan me anë të një postimi në Facebbok, mbi uljen e nivelit të eksportit të produkteve të peshkut.

Panariti shkruan se peshkimi është në faliment si pasojë e ndryshimeve të fundit të bëra në ligj, duke sjellë pezullimin e licencave.

Postimi i plotë:

Peshkimi në faliment!

Arsyeja? Pezullimi dhe përqendrimi i licencave në pak duar.

Madje edhe me ligj të ndryshuar së fundi!

Arsyetimi?

Për të mbrojtur oqeanet e botës nga “mbi peshkimi”

Rezultati!

48 për qind më pak eksporte dhe 25 për qind më shumë importe se një vit më parë. Nga një vend i lagur nga dy dete me vijë bregdetare 400 km.

Ç’të thuash më!