Përse mund të destabilizohet Shqipëria…?

519
Sigal

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami*

 1.Projekti i“Serbisë së Madhe”, i konceptuar prej shumë kohësh nga qarqet akademike e politike të Beogradit, është nxjerrë nga sirtaret, riaktivizuar dhe intensifikuar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic.Projekti ka gjetur natyrshëm mbështetje të konsiderueshme por jo unanime brënda Serbisë nga faktorët kryesorë politikë ndërkohë që disa forca politike serbe e kanë kundërshtuar atë.Ndërkohë qëVucic natyrshëm drejton vënien në jetë të këtij projekti, duket e cuditshme përse për realizimin e këtij misioni historik serbtë angazhohen si misionarë edhe Edi Rama dhe Hashim Thaci? Së pari, atyre duketiuështë premtuar se projekti i Serbisë së Madhe do tëmund t’ju garantonte jetëgjatësinë e pushtetit të tyre personal. Së dyti, iu është premtuar se ky projekt do tëshoqërohej me realizimin e Bashkimit të Kosovës (ndonëse tëcoptuar) me Shqipërinë????!!! Por duket se këto hesape janë bërë pa hanxhinë!!!E vërteta duket se do të rezultonte ndryshe. Aq më tepër që ky duket një “skenar” të cilin shumë nga vëndet me peshë në vëndimarrjen globale dhe politikanë të rëndësishëm në nivel global që prej 20 vjetësh kanë kontribuar për pavarësimin e Kosovës dhe integrimin në BE e NATO të Shqipërisë do ta kundërshtonin fuqimisht ose më saktëdo të angazhohesin për ta penguar atë. Deri më sot ky projekt me origjinë serbe ështëmbështetur qartas nga Rusia e disa ish-zyrtarë të lartë në Bruksel dhe është kundërshtuar fuqimisht nga Gjermania dhe të gjithë ata politikanë që prej 20 vjetësh kanë qënë të angazhuar për pavarësinë e Kosovës, stabilitetin e Ballkanit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat europiane dhe euroatllantike. Këtë projekt serb me mbështetje ruse kanë marrë përsipër ta drejtojnë dhe realizojnë së bashku Vucic, Rama e Thaci duke e konsideruar misionin e tyre më të madh historik. Arsyeja është e thjeshtë: këtë të tre, përmes kësaj karte nacionaliste, antieuropiane dhe antieuroatllantike do të mund të siguronin në kontekstin e humbjes së mbështetjes qytetare (s’janë të rastit protestat e fuqishme qytetare kundër Vucic në Serbi e kundër Ramës në Shqipëri dhe mosmarrëveshjet Thaci-Haradinaj në Prishtinë) jetëgjatësinë e pushtetit të tyre personal.

2.Pasojat e para tëpërpjekjeve të Vucic-Rama-Thaci për zbatimin e këtij projekti janë i) ndarja/coptimi i Kosovës e kompromentimi i procesit të pavarësimit të saj dhe ii) destabilizimi i Shqipërisë deri në kufijtë e përplasjes mes rregjimit të Rilindjes dhe qytetarëve të revoltuar në ekstrem.Këto rreziqe janë të larta për shqiptarët për faktin se ka një ndarje të fortë të qëndrimeve të vëndeve me peshë në vendimarrjen globale.Konkretisht projektin e Serbisë së Madhe e mbështet fuqimisht Rusia, por jo vetëm.Soros është një mbështetës i hershëm por i maskuar i këtij projekti.Në mbështetje të këtij projekti janë edhe shumë ish-zyrtarë tëlartë të Brukselit; gjë që shpjegon edhe mbështetetjen e tyre për misionin e Vucic, Thacin dhe Ramën.Këtë projekt e kundërshton fuqimisht e ashpërsisht Gjermania, dhe vecanërisht kancelarja gjermane Merkel.Kjo shpjegon ndër të tjera edhe qëndrimin e ashpër gjerman, politik e mediatik ndaj qeveriesjes dhe misionit tëVucic, Ramës e Thacit. Për më tepër Gjermania dhe vecanërisht e djathta gjermane kanë shqetësimin e arsyeshëm se zbatimi i këtij projekti jo vetëm do të stoponte procesin e pavarësimit të Kosovës, por do të mund të cënonte rëndë integritetin e sovranitetin e Kosovës e tëcënonte sigurinë e Shqipërisësi dhe të hidhte në erë stabilitetin e rajonit, duke rrezikuar edhe sigurinë në disa nga vëndet e BE. Administrata e re amerikane duket se ja ka lënë të gjithë përgjegjësinë BE për Ballkanin Perëndimor ndërkohë qëRama, Thaci e Vucic kanë paguar shuma të majme për tëkrijuar perceptimin se administrata Trump e mbështet projektin e Serbisë së Madhe.

3.Rama i gjëndur përballë protestave të fuqishme qytetare për shkak të qeverisjes korruptive, lidhjeve me kriminelët e trafikantët dhe humbjes së sigurtë të pushtetit ka vendosur ta cojë deri në fund misionin e ndërmarrë, qoftë edhe me koston e hedhjes në erë të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës apo edhe të destabilizimit tëShqipërisë. Shqipëria e Kosova janë më të rrezikuara se kurrë në këto 28 vjet nga angazhimi i Ramës e Thacit për zbatimin e projektit të Serbisë së Madhe.Veriu i Kosovës mund të kthehet në një zonë të ngjashme me Krimenë, dhe Shqipëria të destabilizohej.

4.Pyetja që shtrohet me cudi nga të gjithëështë: Si ka mundësi që Rama ka mbështetje nga faktorë të rëndësishëm “ndërkombëtarë” ndonëse qytetarët e vëndeve të tyre kanë shpërthyer në revolta dhe po emigrojnë masivisht për shkak të gjëndjes së tyre katastrofike? Në realitet, Rama nuk ka mbështetjen e gjithë faktorit ndërkombëtar por vetëm tëasaj pjesë që mbështet projektin e Serbisë sëMadhe. Konkretisht Rama mbështetet fuqimisht nga Serbia e Rusia, por edhe nga Soros e nga media e qarqe të vëna në lëvizje nga lobistë të paguar majmërisht me paratë e korrupsionit e të trafqiqeve si dhe nga disa zyrtarë të rëndësishëm në Bruksel që janë në favor e mbështesin fuqimisht projektin e Serbisë së Madhe dhe/ose të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

5.Rama misionar dhe peng i projektit të Serbisë së Madhe, i angazhuar fuqimisht për ta cuar deri në fund këtë mision, i bindur se realizimi i këtij projekti do ti zgjaste qëndrimin në pushtet është i vendosur tënbëjë gjithcka, tëgodasëe burgosë opozitën, të gjakosëqytetarët e revoltuar, të “varrosë” pluralizmin dhe të “vrasë” demokracinë. Në këtë betej “misionare” Rama duket i vendosur të cojë në përplasje rregjimin e tij korruptiv, të inkriminuar e policor me qytetarët e revoltuar dhe të varfëruar në ekstrem.Në realizimin e këtij misioni Rama ka mbështetjen e fuqishme të lobeve dhe qarqeve që punojnë për projektin e Serbisë së Madhe, ndërkohë që ai kundërshtohet fuqimisht nga Gjermania e disa vënde të rëndësishme europiane që mbështet qytetarët e revoltuar shqiptarë të udhëhequr nga opozita dhe të gjithë ata intelektualë shqiptarë që kanë besim te demokratizimi dhe integrimi europian e euroatlantik i Shqipërisë.  Ndërkohë disa vënde të BE i kanë bërë të qartë shqiptarëve se nëse Rama qëndron në pushtet, thënë ndryshe nëse Rama do të tentonte të conte deri në fund zbatimin e projektit të Serbisë së Madhe atëhere ata duhet të paguajën koston e lartë të heqjes së mundësisë për lëvizjen e lirë në Europë. Ose thënë ndryshe disa vënde të BE që janë kundër projektit të Serbisë së Madhe i kanë dërguar qytetarëve shqiptarëmesazhin:Qëndrimi në pushtet i Ramës do të kishte koston e lartë të humbjes së lirisë së lëvizjes së qytetarëve shqiptarënë zonën Shengen prandaj largimi i Ramës është në duart e tyre.