“Përralla sorosiane”, Topalli për Fleckenstein: Jetojmë në liri, nuk jemi në kohën e Enver Hoxhës

505
Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit Knut Fleckenstein, i cili i rekomandoi ish-kryeministrit Sali Berisha “të mos merret me përralla sorosiane”. Në një prononcim për “News24” nga çadra e ngritur para Kryeministrisë Topalli tha se sot jetojmë në liri dhe askush nuk duhet t’i thotë dikujt se çfarë duhet të thotë.

“Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet t’i thotë dikujt çfarë duhet të thotë. Këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës”, tha Topalli.

Zonja Topalli, eurodeputeti Fleckenstein kërkoi që të riktheheni në Kuvend….

I kuptoj ndërkombëtarët, pasi në kushte normale kjo është zgjedhja, por po të ishte kështu po, por nuk jemi në kushte normale.

Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen, por është në një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Këtu lirohen vrasës, organizata ‘Hakmarrja për Drejtësi’ na jep leksione si duhet të bëjmë drejtësi.

Gjatë takimeve këtu shikoni fytyrat e tyre, nuk ka shpresë dhe mirëqenie, është dhimbje që thërret për cilindo që ka shpirt.

Varfëria nuk është një element i ri….
Por ka arritur në një pikë që duket se nuk mbanë më, ka një shtresë këtu që është po aq e varfër sa në kohën e Hoxhës. Varfëria ekstreme është katërfishuar.

Pra nuk do ta dëgjoni mesazhin e Eurodeputetit?
E dëgjojmë me respekt, por unë nuk jemi në kushte normale, pasi këtu vendos droga dhe lirohen bandat më të rrezikshme.

Fleckenstein tha se Berisha duhet “të mos merret me përralla sorosiane”, çfarë mendimi keni?
Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet t’i thotë dikujt çfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës.
Sigal