Përplasje të forta tek Teatri, artistët dhe opozita zotohen se do ta mbrojnë me çdo mjet

583
Sigal

Paraditen e sotme ka patur tensione të shumta tek godina e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethua godinën dhe ka nisur të lëvizë materialet që gjenden brenda saj. Artistët janë përplasur me policinë.

Regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë nga policia, në një akt çnjerëzor dhe të pakuptimtë.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish deputetë të opozitës u janë bashkuar artistëve dhe kanë mundur të hyjnë në godinën e Teatrit, e cila ka nisur të boshatiset.

Lulzim Basha u shpreh se hapja e gropës për të ndërtuar tek Teatri, do të jetë “gropa e Edi Ramës” dhe ka theksuar  se opozita do të mbështesë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit me “çdo mënyrë dhe çdo mjet”