Përparim Spahiu: Tjetër lajm i zi për ekonominë shqiptare

537
Sigal

Nga Përparim Spahiu

Vazhdojnë lajmet e errëta për ekonominë në këtë vend.

Largohet T – Mobile i Deutsche Telekom AG nga Shqipëria. Kompani me 44,000 punonjës në të gjithë botën, me 40.6 Billion dollare te ardhura në 2017.

Pas largimit të Sheraton, pas përzënies me dru të investitorëve të huaj në turizëm, largohet dhe një nga kompanitë më të mëdha Gjermane nga Shqipëria.

Un jam shumë skeptik që pas kësaj, një nga shoqëritë më të mëdha të telekomunikacionit në vend, të jetë më e tillë dhe nuk përjashtohet fakti që dështimi i investirorëve vendas në këtë fushë mos të ketë ndikuar në largimin e saj.

Të shohim kush do ta blejë por në asnjë rast nuk mund të jetë kompani e niveleve të tilla si T – Mobile.

Të na rrojnë borxhet nga jashtë se për të marë fitime nga investime të huaja ta harrojmë.