Sigal

Fjalimi i deputetit të LSI Përparim Spahiu:

Faleminderit shumë që jemi të gjithë bashkë sot. Falënderoj doktorin për mikpritjen, siç e kanë zakon dibranët ta bëjnë. Normalisht, është një angazhim jua them që pas zgjedhjeve të 2017-ës, zgjedhje që Kryetari i LSI dhe LSI-a ka qenë e para që nuk iu njohën si zgjedhje. Kanë qenë zgjedhjet më të këqija në 27 vite demokraci. Absolutisht që na takon një farë sqarimi të angazhimit opozitar që kemi marrë, duke vënë theksin që nuk është se LSI po i bashkohet frontit opozitar, por unë kam bindjen që patëm qasjen 2 ditë pas zgjedhjeve si forcë politike opozitare me këtë qeveri, nisur edhe nga katër vite bashkëqeverisje, ku unë personalisht kam pasur rezervat më të mëdha për marrëveshjen që patëm me Partinë Socialiste, një marrëveshje totalisht jo korrekte, jo vetëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por me gjithë 1 milion votat që ato bashkë me ne morën në 2013-2017. Kështu që, them këto kanë qenë pritshmëritë tona si LSI ndaç si kryesi dhe vetë Kryetares, që qasja opozitare, unë jam i bindur, do i bëjë mjaft mirë vendit. Jam i bindur akoma më tepër pas zgjidhjeve të 2017-ës që duke qenë jashtë aleancës me Partinë Socialiste, them që përsëri bëjmë për të mirën e vendit edhe pse një pjesë mjaft e madhe e anëtarësisë së LSI mund ta mendonte se do ishte më mirë të ishim me ta. Janë absolutisht të pandreqshëm. Rama ka ato sjelljet e veta, sinqerisht e them që ka nevojë për psikolog për tu studiuar. Ka një sistem të vetin që vetëm ai e beson edhe vendi po shkon vërtet drejt një situate mjaft të rëndë ekonomike, ku vetë të dhënat, vetë situata, emigrimi masiv i njerëzve, ku janë mbi 300 mijë njerëz që kanë emigruar këto 2 vitet e fundit. Madje, tani kemi edhe problemin e shtresës së mesme që po plotëson lotarinë amerikane. Bëhet fjalë për Gjermaninë që do hapi dyer, sepse ka nevojë për njerëz. Ne jemi të pa përgatitur me këtë situatë dhe me këtë qeveri. Të punojmë këtu ku jemi, të punojmë në Shqipëri sepse nuk e meritojmë emigrimin, boll kemi emigruar 27 vite. Absolutisht, LSI ka pasur programet e saj ekonomike, prioritetet e saj, ku normalisht edhe në situatën që krijuan zgjedhjet, njerëzit nuk janë edhe aq të përqendruar t`i dëgjojnë dhe t`i kuptojnë ata. Më shumë opinioni politik është gënjyer nga propaganda ose e vetmja gjë që Rilindja manifeston është vetëm propagandë me media të kapura, me një sistem i cili na bën vërtetë që ne të fokusohemi, pozicionohemi fortë në opozitë bashkë me Partinë Demokratike dhe gjithë frontin opozitar për rrëzimin, nuk dua ta quaj qeveri pasi është vetëm 1 person që i drejton të gjitha, është Edi Rama dhe është përgjegjësi i gjithë kësaj situate që është krijuar.  Them që Dibrës i takon më shumë sesa qarqeve të tjera, që të ketë reagimin e saj, pasi nga 2013 pati edhe zgjedhje të 2016, edhe pse ishim pjesë me ta ne nuk ramë dakord asnjëherë për stilin dhe mënyrën që ato zgjedhje u zhvilluan. Arriti që qarku i Dibrës në situata të paimagjinueshme, që me probleme me drogën, probleme më mbjellje hashashi që u bë masive në gjithë vendin, edhe ne sinqerisht nuk mund të jemi pjesë e kësaj loje, nuk mund të jemi pjesë e këtyre lloj zgjedhjeve. Themi që të gjithë të këqijat vijnë nga zgjedhjet jo korrekte, nga zgjedhjet jo të lira që Edi Rama është absolutisht personi që bënë gjithçka vetëm e vetëm që të mbajë karrigen e kryeministrit. Unë besoj fort ashtu siç e tha edhe kryetarja, unë kam qenë nga të parët deputet që pas zgjedhjeve jam shprehur për djegie të mandateve, për mosvajtje në parlament, një parlament që 90 deputet i ka nga Tirana, ku kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës është nën akuzë për lidhje me krimin, lidhje me drogën dhe nuk e di se si mjaft deputetë, socialistë të vjetër vazhdojnë ta mbajnë atë mandat, ata duhet tí digjnin mandatet përpara se ne ta bënim një gjë të tillë, ka qenë një mendim radikal i imi dhe unë jam i kënaqur që ne nuk jemi në parlament dhe nuk duhet të jemi në parlament sepse nuk ke çfarë të diskutosh më në atë parlament, besoj fort që edhe ju jeni duhet të bindeni që kjo është zgjidhja më e mirë, se ne normalisht jemi të zgjedhur nga ju dhe jemi përgjegjës për vendimet që marrim, do ta diskutojmë edhe më pas. Besoj fort që është një vendim shumë i drejtë për mos pasjen asnjë lloj marrëdhënie me Rilindjen dhe Edi Ramën. Dibra e kuptuar gjithmonë më shpejt, i ka dhënë drejtim edhe zgjedhjeve mbarëkombëtare dhe them që ndaç për zgjedhje lokale, ndaç për vendore, besoj se e ka kuptuar që ka arritur në një fazë që nuk mban më, them që do të kemi zgjedhje të parakohshme. Fjalët e para të frontit opozitar të vijnë nga qarku jonë, kemi qenë gjithmonë të zgjuar, kështu flitet edhe unë kësaj i besoj fort që të gjejmë drejtimin e duhur. Nuk është problemi që je në qeveri apo nuk je, problemi është që çdo qeveri të bëjë më të mirën për familjet e veta, për fëmijët e tij që të mos na ikin jashtë por kush ka ikur të rikthehet në vend sepse vërtet është një gjëmë e madhe që po e gjen këtë vend. 79% e të rinjve me sondazhet jo tonat, me sondazhe të të huajve “Gallup” duan të ikin nga vendi besoj që është një alarm i madh sepse është shifra më e lartë në botë, ja kemi kaluar edhe rajonit tani, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, kështu që nuk më çfarë thua më tepër, besoj fort në këtë bashkim opozitar shumë të gjerë, besoj që të gjitha partitë do bashkohen edhe ai do mbetet vetëm, besoj që ky bashkim opozitar do ta rrëzojë shumë shpejt. Unë ju falënderoj dhe them që do vazhdojmë edhe më pas më çështjet organizative të gjithë qarkut.