Përparim Spahiu: Korrupsionin e ndjejmë të gjithë se në ç’faza është

581
Sigal

Pjesë nga intervista e Përparim Spahiut për Fax News.

Qeveria shqiptare thotë se janë bërë të gjitha detyrat. Si është ky progres-raport? Çfarë risie ka?
Konferenca e parë nga selia e LSI-së, kishte të bënte me një aferë që ne e kemi konfirmuar që në 2013. Është rasti i një gjyqi të humbur me një kompani të huaj, investitorë në Shqipëri, thjeshtë me një twitt të Ramës. Bëhet fjalë për 140 milionë euro për të cilat askush nuk jep përgjigje dhe askush nuk flet për një histori kaq të dhimbshme për shqiptarët.
Sa i takon negociatave, patëm reagimin e Luan Ramës. Unë shikoj që është një histori e përsëritur që nga 2016. Nuk kemi hapje negociatash, por kemi rekomandim të Komisionit. Po të bëjmë një analizë se si mbyllet ky raport, them që ka mjaft për të diskutuar, por ajo që ka rëndësi është që sa e ndjejmë ne si shqiptarë që jemi shumë afër integrimit me atë që kjo qeveri, por edhe ne si opozitë po bëjmë që të integrohemi realisht. Ne kemi bërë sondazhe dhe perceptimi është mjaft negativ dhe personalisht nuk e shikoj si lajm dhe e shikoj si një lajm të pritshëm nga personazhe të politikës së BE-së që besoj se nuk do të jenë më njerëz që do të merren me punë të këtij vendi.

Sa real është progres-raporti dhe si është reflektuar aty situata në Shqipëri?
Jo paqëllim e nisa bisedën me një problem që e ka çdo shqiptar, me ato miliona euro që i paguajmë për hiçgjë, thjesht për teka të Kryeministrit, pasi kjo ka të bëjë me dy momente kryesore që raporti mbase edhe nuk ka dashur ti përmendi, por ka qenë i detyruar. Bëhet fjalë për krim dhe korrupsion. Korrupsionin e ndjemë të gjithë se në ç’faza jemi. Para dy javësh patëm rastin e më shumë se 200 kontratave tenderimeve sekrete. Nuk e di pse duhet të jetë sekrete një mirëmbajtje rruge. Them se është një problem që ne duhet ta marrim në dorë dhe të heqim pak dorë nga ç’thonë të huajt dhe ç’bëjnë të huajt me ne.

Ndërkohë ministri për Europën dhe Politikën e Jashtme gjermane, Michael Roth në një shkrim për mediat gjermane, ka kërkuar që BE të tregohet i drejtë me vendet që duan të integrohen dhe të mbajnë premtimet që i kanë bërë rajonit. Mendoni se Shqipëria është një vend meriton çeljen e negociatave?
Nëse ne jemi pjesë e BE-së, do të thotë që është më mirë për çdo qeveri që ta qeverisi më mirë vendin. Pra shtohen filtrat, shtohen kërkesat dhe nuk mund ta kesh shumë të vështirë që të kesh një kryeministër si ku i sotmi që llogari askund dhe askujt kështu që sa i takon pjesës së BE-së them që është në formatin e saj edhe parlamenti europian është në formatimin e vet. U fol madje që ka nevojë vetë BE-ja për reformim dhe reforma. Gjithmonë unë insistoj që duhet të marrim përsipër shumë gjëra dhe të ndiejmë realisht që po bëjmë punë të mira sepse nëse ne bëjmë punë të mira dhe jemi mirë me atë që bëjmë BE-ja këtu është edhe na pranon.
Ndërkohë kanë ardhur mesazhe të reja nga komisionin europian dhe një prej tyre është që partitë shqiptare të ngrihen mbi interesat partiake dhe interesat e ngushta dhe këto deklarata janë të zotit Kukan i cili është pyetur për situatën në Shqipëri?
Unë pata dhe një reagim timin pas zgjedhjeve në BE ku thoja që ne i largohemi më shumë BE-së me zgjedhjet e reja dhe formatimin në parlament, megjithatë unë dua të ndryshoj pak qëndrim pasi besoj fort që një gjykim i drejtë i situatës reale në Shqipëri vërtetë do të na ndihmonte për hapjen e negociatave kështu që më shumë jam optimist që një e djathtë e qendrës është më shumë seç ishte më parë në Parlamenti Europian, pra nuk jam fare skeptik që krijon probleme për BE-në ose BE është e ardhmja dhe të gjithë besojmë tek ajo.

Në çfarë kushtesh gjendet opozita pas publikim të progres raportit, pasi në muajt paraardhës qeveria ka hedhur akuza se po pengonit procesin e Integrimit, sot çfarë mund të themi, kur ky draft tashmë është publik?
Nuk besoj se është lajm për opozitën, opozita është e qartë për lajmin që do të merrte dhe me lajmet që ka marrë dhe çfarë do të ndodhi në të ardhmen, unë them dhe besoj që Edi Rama nuk do jetë kryeministër i këtij vendi në momentin që do të hapen vërtetë negociatat me Shqipërinë. Opozita ka axhendë e saj, ne jemi të qartë në një program të përbashkët politik dhe ekonomik. Ajo që kërkohej, kush jeni dhe çfarë do të bëni, po qartësohet dita ditës, dhe unë ju them ndoshta do të falas edhe më vonë, të dielën është protesta dhe ne pa nxjerrë njoftimet në facebook janë të gatshëm që të vijnë dhe të protestojnë për këtë qeveri nga më të dobëtat të 30 viteve demokraci.

Ndërkohë a janë të qartë qytetarët për programin dhe platformën që bën sot opozita në bllok, pasi duket sikur gjithë vëmendja e opozitës është e përqendruar tek protestat masive kombëtare, çfarë ndodh në bazë, ka takime dhe si po organizoheni?
Në 2017 të gjithë e kuptuam se çfarë gabimi bëmë më atë marrëveshje dhe situatën që u krijua, kështu që çdo shqiptarë është me veshët hapur të dëgjojë se çfarë do premtojmë, se ç’do bëjmë dhe si do sillemi në të ardhmen, e kam thënë shpesh që nuk ndodh hataja nëse ka zgjedhje çdo 6 muaj, çdo vit nëse qeveritë nuk përmbushin ato që thonë edhe pse e tashmja nuk se çfarë i kërkon sepse e dinë të gjithë se çfarë qasje patëm në fushatën e 2017, kështu që them se më keq se kaq nuk ka ku të shkojë përveçse të zgjasin ditët e qëndrimit të Ramës në qeveri.

Pse LSI dhe PD janë të vendosur për të pasur komisionerët e tyre në KZAZ?
Është një e drejtë ligjore që i takon me lidh dhe me Kushtetutë.

Kjo kërkesë është refuzuar sepse ju nuk kandidoni në këto zgjedhje.
Edhe pse bën si i zgjuar që i din të gjitha, i din këto mekanizmat e manipulimit, besoj se Rama e ka gabim me këtë pjesë pasi duke larguar dhe komisionerët e opozitës situata shkon më keq se para viteve 90’.
KQZ, Parlamenti normal dihet se çfarë Parlamenti është, pra nuk ke asnjë institucion të pavarur që mos ta drejtojë zoti Rama.

Socialistët deklarojnë se Parlamenti është legjitim…
Socialist nuk ka më në Shqipëri, ka vetëm rilindas. Kjo sepse në këtë situatë të rëndë ekonomike që jemi duhet të kishim një reagim minimal të tyre.

Mbase duhet të ketë një reflektim në radhët e tyre…
Mbase nuk janë të hapur për lëvizje të reja ose ti bashkohen partive të reja si LSI-ja mbase dhe më djathtas, por socialist nuk ka më ky vend.

Keni sinjale të drejtpërdrejta nga ata?
Unë kam sinjale që koalicioni opozitar është mjaft i fort dhe çdo moment zgjedhjesh do të kishim një qeveri shumë më të mirë se kjo që kemi sot dhe kjo është ajo që frikëson Ramën që të shpallë zgjedhje se ka disa elementë se një njeri normal do kishte shpall zgjedhje të reja siç ndodh në Greqi, Austri. Pra ti ke një rast si Austria që me një skandal që dha dorëheqje kancelari i Austrisë dhe do rizgjidhet. Pra janë çështje normale që besoj është interes më shumë se 200 mijë lekë të reja rrogë që merr kryeministri.