Përparim Spahiu: Bulqiza e motivuar dhe e mobilizuar maksimalisht për fitoren historike të 25 prillit

233
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën Përparim Spahiu, ka zhvilluar një takim të veçantë në Bulqizë, zonë të cilën ai e përfaqësoi në Kuvend mandatin e shkuar.

Përmes rrjeteve sociale, edhe pse kandidon në 25 prill për një mandat në Tiranë, Spahiu shprehet se  Bulqiza vazhdon të mbetet në krye të agjendës dhe do ta shoh me përparësi edhe pas 25 prillit.

“Bulqiza e motivuar dhe e mobilizuar maksimalisht për fitoren historike të 25 prillit!

Pavarësisht angazhimeve politike në Qarkun e Tiranës, Bulqiza vazhdon të mbetet në krye të agjendës dhe do ta shoh me përparësi edhe pas 25 prillit.

Më vjen mirë që struktura e  LSI njeh vetëm rritje dhe të gjithë janë besimplotë në fitoren e së dielës.

Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh!

Me 25 Prill voto për të ardhmen tënde, të familjes tënde dhe të vendit tënd!”, shprehet Spahiu.