Sigal

Fjalimi i plotë i Spahiut:

Borxhi publik është borxhi i marrë nga Qeveria. Pra Ata, të zgjedhurit, marin borxh për ne, zgjedhësit, sepse ajo që na marin ne të gjithëve me taksa, nuk ju mjafton për punët e mira që bëjnë për Ne. Deri këtu çdo gjë është në rregull, pasi Ata duan të na shërbejnë më shumë se ç’ju japim, dhe të gjithë e dimë sa shumë kanë bërë dhe bëjnë Ata për ne.

Tani lind pyetja, pse na paskan gënjyer, dhe borxhi nuk qenkërka 69.9% por 72% (sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit)?

Sepse, e para, kanë pesë vite që flasin si të vetmen punë që kanë bërë, uljen e borxhit,

dhe e dyta, gënjejnë se e kan ves, gënjejnë për gjithçka.

Pak me fat që Banka e Shqipërisë është disi e pavarur? se do ta kishim KM-n te makina e printimit të Lekut…..