Përjashtimi i deputetëve, ironizon Vasili: Ramës dhe të tijve u punojnë veç instinktet në Parlament

671
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas qëndrimit të shprehur nga kryeministri Rama lidhur me vendimin e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Vasili ironizon kryeministrin Rama.
“Kryeministri eshte krenar qe atij dhe te tijve u punojne vec instiktet ne Parlament dhe ai e te tijte jane pre e tyre dhe veprojne e qeverisin pa vetedije.
Eshte i sinqerte. Ngaterron boten e njerezeve me te kafsheve.
Qeveris me instikte,ndaj ngaterron qeverine me kopshtin zoologjik.
Zoti e meshirofte”, shkruan deputeti Vasili.
Sigal