PËRGJIMI I LAMES/ Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet, Policia me kujdes! Mos detyroni popullin t’ju arrestojë…

172
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara të kryetarit të Kadastrës, Artan Lame. Vetëm pak pas publikimit të audios, presidenti Meta kërkon reagimin e organeve të Drejtësisë, duke shtuar se Policia duhet që të ndalojë përpjekjet për tjetërsimin e votës. Ndërsa ka lëshuar edhe një paralajmërim për maxhorancën.

Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës. Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor. Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!,”-shkruan Meta.

Sot, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.