Përgjimi i krerëve të policisë, si jepej garancia për “kushot e ministrit”, tarifa 30 % dhe dekonspirimi i SHISH

1067
Droga, si policia jepte garanci për “kushot e ministrit”
Zbulohet vendimi i gjykatës për krerët e policisë së Vlorës, që janë në kërkim. Ndarja e zonave, njoftimi për ndjekjen nga SHISH dhe pse paguhej 30 % 
Publikohen përgjimet e grupit të trafikut të drogës, pjesë e hetimit të të cilit është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në vendimin e gjykatës për masën e sigurisë së disa drejtuesve të policisë së Vlorës, janë dhënë detaje mbi mënyrën e funksionimit të grupit “Habilaj”, që merrej me prodhimin dhe trafikimin e drogës drejt Italisë. Në përgjimet e komunikimeve rezulton edhe lidhja mes drejtuesve të policisë dhe trafikantëve. Njerëzit që komunikojnë kanë përdorur edhe shkurtime të emrave, nga frika e përgjimit.

Pjesa 1
Fiati: Ça bëre, mire? Si ke qenë? 
Agushi: Mirë vëlla si je ti, tani e pashë. 
Fiati: Bëj kujdes nga nesër! 
Agushi: S’po e kuptoj vlla? 
Fiati: Se do kesh grupe nga nesër, nga pas! 
Agushi: Ça ka ndodh? 
Fiati: Kanë ardhur këta të vëzhgimit, për atë që kishit… 
Agushi: Ka ndonjë rrezik se un asgjë s’bëj më. Ça do vëzhgojnë ata!? Kur çoj djalin në kopsht, vlla. 
Fiati: Po s’bën gjë. Ri në shtëpi, mos e vra mendjen. 
Pjesa 2
Agushi: Më tha ai në Kuç. vij sa të dlush 30 përqind këtyre dhe hajd ti vem vlla, po s’po gjej lokë. Ka vajt një na Vlora në Kuç që ju ku dhën leje ky dhe ai na Fr,… që po bën të madhe. Pastaj kan vën pa leje. Po të gjejm tok atje vlla, të dal garant, vllai. 
Aliej: Të marr vesh vlla. 
Agushi: Jo vetëm në Kuç, Bolen, Kallarat, Vranisht, kudo në këto të del vllai garant, të mbrojtur e të sigurt, si më kan thën. 
Aliej: Po do fol me na një që ka tok, vlla. Po kta që dalin garant sa përqint kërkojn vlla?
Agushi: 30 përqind. 
Aliej: Po si i duan, gjëra apo lekë, vlla?
Agushi: Gjëra ça lekësh!
Pjesa 3
Gjatë komunikimeve, rezulton se personat me të cilët komunikon (Taulant Haxhiraj), i japin informacione për qenien e tij në hetim nga Krimet e Rënda, për ekzistencën e përgjimeve të kryera nga “Shik” (fjala për Shërbimin Informativ Shtetëror), për qenien në vëzhgim të vazhdueshëm etj, në lidhje me aktivitetin e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në veprimtarinë e tij, shtetasi Taulant Haxhiraj, sikurse rezulton nga hetimi i deritanishëm, ku gërshetohen përgjimet dhe vëzhgimet në terren, ka patur lidhje me të hetuarin Renaldo Avdulaj, kunatin e tij Gjergji Kohila dhe Drejtorin e Policisë Jaeld Çela, konkretisht:

2B53F044 “Agushi” to “Xheku 1”: U pleksa me këtë legenin. kunat e gj”.
2B53F044 “Agushi” to “Xheku 1”: “Po vlla ky gj me thot mos dil”.
0 B53F044 “Agushi” to “Xheku 1”: Dhe thash të pyesja njëher ty vlla se kam hall se kërcënova atë që ti me thoshe mos u pleks r”.
Inicialet e përdorura “r” dhe “gj”, dyshohet se i përkasin punonjësve të policisë Renaldo J. Avdulaj “r” dhe Gjergj Kohila “gj”. Në funksion të fshehjes së identitetit të komunikuesve, janë përdorur gjithashtu: “Agushi”, “Fiati”, “Xheku”, “Adidas”, “Aliej”, etj.
“Agushi” to “Alie”: “Atje e ka vllai me drejtorin”. Dyshohet se njëri prej komunikuesve ka siguruar mbështetjen me shumë gjasa të vetë drejtorit të policisë.
“Agushi” to “Alej”: “O vlla vend ka po akoma s’kan marr ata kushot e ministrit”. Dyshohet se bëhet fjalë per sipërfaqe toke për kultivimin e bimës narkotike për të cilat pritet me sa duket marrja e garancisë nga vëllezërit Habilaj.
Mesazhet e shkëmbyera (në datë 16.04.2016) nga komunikuesit “Aliej” dhe “Agushi” (i arrestuari Taulant Haxhiraj), njoftojnë se ky i fundit mori garanci nga strukturat e shtetit, për të gjetur toka në zonën e fshatit Kuç, Vlorë, për kultivimin e bimëve narkotikëve, konkretisht:
Aliej: Andej, me garanci, ta moren përsipër vlla.
Agushi: Po ma moren vlla. 
Aliej: Apo në ajër?! 
Agushi: Po s’ka garanci, të saktë fare. Më thanë kaq pak do i mbroj?!
Aliej: Po lë vemë me, ka vend për të mëdha?
Agushi: Po të saktë fare se kam, se mos i lëvizin? 
Aliej: Vlla, je marr vesh vlla?
Agushi: O vlla, vend ka po akoma s’kan marr garanci ata kushot e ministrit… dhe të them garant e të del ndryshe…S’dua të të bëj garantin e të dal ndryshe, vlla. 
Aliej: Të marr vesh, vlla. 
Agushi: Më kupto se un e di si mendon ti, të hidhemi, po një garanci ta marr, vllai. 
Pjesa 4
Nga tabulatet telefonike dhe qelizat e përdoruara gjatë thirrjeve telefonike, të kryera nga numrat telefonikë celularë 069 88 17 152, 069 46 83 312 dhe 069 38 96 070, të rezultuar të regjistruar në emër të shtetasit Jaeld Çela, njoftohet për komunikime të kryera me Florian Habilaj, Gentian Çeka dhe Orest Sota, konkretisht: Jaeld Çela, me numrin telefonik 069 88 17 152, në datë 28.01.2016, komunikoi me shtetasin Florian Habilaj, në numrin telefonik 069 20 26 777, ndërsa ky i fundit i dërgoi një mesazh Jaeld Çelës, në datë 3 1.12.2016. Gjithashtu, Jaeld Çela ka disa komunikime me shtetasin Gentian Çeka, duke përdorur ky i fundit numrin telefonik 069 88 83 788 si dhe, komunikime me shtetasin Orest Sota, duke përdorur ky i fundit numrat telefonikë 066 20 20 116 dhe 069 21 08 018.

Nga tabulatet telefonike dhe qelizat e përdoruara gjatë thirrjeve telefonike, të kryera nga numrat telefonikë celular 069 29 87 653, 069 35 31 437, 069 34 92 477, 069 57 20 222, 069 67 72 065, 069 83 05 020, 069 89 89 880, 069 26 62 260, 069 84 77 545, të rezultuar të regjistruar në emër të shtetasit Gjergji Kohila njoftohet për komunikime të kryera me Artan Habilaj, konkretisht Artan Habilaj, në datë 16.07.2016, me numrin telefonik 069 20 55 777, i dërgoi mesazh shtetasit Gjergji Kohila, në numrin telefonik 069 35 31437.

Nga tabulatet telefonike dhe qelizat e përdoruara gjatë thirrjeve telefonike, të kryera nga numrat telefonike celular 069 37 11 576, 069 37 11 575, 069 35 13, 195, 069 73 88 273 dhe 069 87 32 738, të rezultuar të regjistruar në emër të shtetasit Ermal Lulaj, rezultoi se në datë 11.08.2016, Ermal Lulaj, me numrin telefonik 069 35 13 195, i telefonoi shtetasit Artan Habilaj, në numrin telefonik 069 20 55 777.

Transkriptimet e komunikimeve telefonike të përgjuara të vlerësuara në unitet me të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit teknik të aparateve telefonikë celularë (kryer veprimet nga organi procedues, prokuroria) si dhe, transkriptimet e komunikimeve telefonike të ardhur në ekzekutim të letër-porosisë dërguar autoritetit gjyqësor Italian, njoftojnë përfshirjen e shtetasve Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, në bashkëpunim me shtetasin Sokol Bode, në aktivitetin kriminal të kultivimit e trafikimit, nëpërmjet mbështetjes së ofruar, duke qenë ata në funksione të larta drejtuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Sigal