Përgjimet e Habilaj në Itali: Tahirit i duhen 20 milionë euro për një fushatë

671
Përgjimet e autoriteteve italiane zbulojnë përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Shfajësohet Tahiri, kërkon hetim të plotë
Tronditet politika shqiptare. Autoritetet italiane prej dhjetorit të vitit 2013, pak muaj pasi në pushtet kishte ardhur Partia Socialiste, kishin nisur një hetim të fshehtë për një nga organizatat kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës që që drejtohej nga një 39-vjeçar shqiptar, kushëri me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Pavarësisht se faktet, lidhur me këtë organizatë ishin dhënë më parë nga opozita dhe nga një ish-punonjës i policisë në Vlorë që hetonte mbi këtë grup, deri pak ditë më parë, askush nuk fliste hapur. Prokuroria Italiane shkoi më tej. Pasi arriti të vërë në pranga krerët e kësaj organizate kriminale, hetuesit vunë në dispozicion të medias të gjithë dosjen penale, duke nxjerrë edhe përgjimet. Nga këto përgjime del hapur se grupi kriminal, i drejtuar nga kushëriri i Saimir Tahirit, fliste se në Shqipëri kishte mbështetje të plotë politike. Në përgjime del gjithashtu se Saimir Tahiri merrte çdo muaj 5 milionë euro nga ky trafik dhe sipas trafikantëve ai i shpenzonte paratë për fushatë elektorale. Ka dalë se për një fushatë, Tahirit i duheshin të paktën 20 milionë euro. Sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri. “Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës, të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza. Në dosje thuhej gjithashtu se në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut. Bandës italo-shqiptare iu sekuestruan disa herë ngarkesa droge në Itali si 289 kg marijuanë të kapura nga autoritetet italiane në Palagonia, 900 kg në portin Risposto apo dhe një furgon plot me marijuanë i sekuestruar në qendrën tregtare “Porte di Catania”. Pas këtyre sekuestrimeve Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngarkesave të tjera të drogës nga Shqipëria. Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.
Grupi Habilaj’, ja pjesët e DOSJES ku flitet për milionat e eurove që i shkonin Saimir Tahirit
Në një nga faqet e dosjes së publikuar nga mediat Italiane flitet për ish-ministrin Tahiri. Biseda bëhet kur për të flitet mes dy trafikantëve; Moisi Habilaj e Sabaudin Çelaj.
Biseda është përgjuar teksa ata udhëtonin në një Fiat Bravo me targa DG826NA në 16.12.2013. Trafikantët mes të tjerave thonë, se Tahiri i përdorte paratë që ata i jepnin për fushatë, e për një të tillë i duhen 20 milionë. Teksa makina është në ecje, në bord ndodhen Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i njohur si Sabi.
Moisiu: Do ketë gjetur ndonjë gjë Pippo.
Sabi:…po pse e marrin në punë këta?
Moisi: eh..ka dhe një magazinë të vogël këtu.
Sabi: po..aty ka një frigorifer të madh.
Moisi: ..hera e fundit që e kanë ngarkuar …hera e fundit…
Sabi: ..ehh…po
Moisi: .. shkojmë të marrim ndonjë kostum të përshtatshëm e të mirë për ne
Sabi:..jo jo…a jemi kushërinj apo ça (qeshin të dy)…sa na kanë.
mbetur?…1000 euro?…i harxhojmë edhe ato..dua të marr diçka për Artanin.
Moisiu: …po jo më, se kemi para…a do të marr ndonjë gjë për ty?
Sabi: …ndonjë veshje serioze
Në dosje thuhet se të dy flasin për një njeri me pushtet me emrin “Saimir Tahiri (deputet në Shqipëri)*, njeri i politikës. Moisi Habilaj thotë “ka më shumë se ne ai”. Ndërsa Sabi replikon duke thënë “Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por që nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu thotë se Saimir në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro në muaj. Ndërsa Sabi thotë se ai këto para i ka humbur në fushatën elektorale. Moisiu thotë që atij (Saimirit) nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale. Sabi thotë që ai ka thënë, se për nipin e tij mjaftojnë 10 mijë euro në muaj për “punën” që bën dhe thotë që “ai do të na hynte në punë, por ky nipi është një tip i keq”. Moisiu i thotë që “nuk i intereson nëse është tip i keq apo jo”. Sabi i thotë që “e rëndësishme është që të mos i bëjë pyetje dhe të mos përmendë emra dhe se akoma më me rëndësi është të mos i dalë emri që i dhanë paratë atij”. Moisiu i thotë që “jo, dhe se nuk beson se do të ndodhë”. Sabi përsërit që ka frikë se mos nipi flet me të tjerë që i ka dhënë para atij (përmend emrin e Saimirit).
Biseda në orën 12:38:10
Sabi: …do dyfishin…
Moisiu: …ai nuk është dikush që kërkon debat, që të merret me diskutime për shumën…në fakt ai i mendonte thasët me 20…
Biseda në orën 12:41:10
Moisiu: …dhe për paketim duhen përmasat 5×5
Sabi: …i bëjmë nga 5 kg, se i presojmë pastaj
Moisiu: …i bëjmë nga 20
Biseda në orën 12:48:40
Sabi: …më pas shkoj unë vetëm tek karburanti (përmend emrin e grekut Sebastiano)…do i them që do vijmë…por nesër (përgjim i pazbardhur)…do e vendosim në garazh
Moisiu: Çfarë do bëjmë sot?
Sabi: (përgjim i pazbardhur)…
Sigal