Përgjimet, Braçe: Të ndryshohet ligji, Berisha paranojak e përdori

473
Sigal

Deputeti socialist Erion Braçe kërkon ndryshimin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike. Reagimi i tij vjen në formë reagimi për skandalin që shpërtheu së fundi, të përgjimeve që SHISH u kishte bërë personaliteteve të larta të politikës, mes tyre, Edi Ramës, Lulzim Bashës e Ilir Metës.

Përmes një komenti në rrjetin social Facebook akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se fshihet pas këtyre përgjimeve, i favorizuar edhe nga ligji aktual, që sipas Braçes është kriminal dhe në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Paranoja e Sali Berishës për të përgjuar çdo kundërshtar, e mbështetur në një ligj kriminal kundër lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kjo e ish- Ministrit në Qeverinë Berisha dhe ish deputetit në Komisionin e Ligjeve, Viktor Gumi është dëshmia më e rëndë në procesin kriminal ligjbërës në Kuvend në vitin 2012 në rastin e ligjit për përgjimin e komunikimeve telefonike, posaçërisht në aspektin parandalues!!

E drejta e pakufizuar e 29 institucioneve për të përgjuar gjithkënd e pa asnjë garanci ligjore, vijon të jetë në fuqi dhe kërcënon shumë rëndë të drejtat dhe liritë e çdo shqiptari apo të huaji në këtë vend.

Përtej ndjekjes ligjore penale ndaj cilitdo që është përfshirë në krimin e përgjimeve, duhet urgjentisht ndryshimi i ligjit dhe kthimi i tij në standardin evropian që mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve!!”, shkruan Braçe në Facebook.