Përgjigjja epike e Presidentit Meta: Si mund t’i trembet Venecias “Luani i Artë i Venecias” për këtë vit

626
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka dashur të bëjë asnjë koment lidhur me draft raportin e Komisionit të Venecias të publikuar dje në media por megjithatë një përgjigje e ka dhënë.

Ne një prononcim për Ora News, Presidenti Meta deklaroi:

“Kam zero koment. E kam shterruar me kohë edhe si President dhe institucion mbrojtjen e shkëlqyer parimore që i kemi bërë Kushtetutës dhe pluralizmit politik sipas Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut”.

Por i pyetur nëse i trembet Komisionit të Venecias, Kreu i Shtetit ka kujtuar vlerësimin e marrë këtë verë në Venecia, nga autoritetet vendore të Rajonit të Venetos.

A i trembet Venecias Kreu i Shtetit?
Ilir Meta: Si mund ti trembet Venecias Luani i Artë i Venecias për këtë vit.

Më 13 korrik Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”, me motivacionin “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”. (foto gjatë ceremonisë)

Meta Cmimi